Pietro Grasso rrëfen 43 vitet
e luftës me mafi en në Tiranë

Pietro Grasso rrëfen 43 vitet<br />e luftës me mafi en në Tiranë
TIRANE- Veprat që dëshmojnë dyzet e tre vitet e jetës profesionale të presidentit të Senatit të Republikës Italiane, Pietro Grasso, kushtuar luftës kundër mafies, do të bëhen të njohura për publikun shqiptar këto ditë në Tiranë. Instituti Italian i Kulturës njofton se më 5 maj 2014, do të bëj me rastin e vizitës së presidentit Pietro Grasso në Shqipëri prezantimin e dy librave të tij: “Për të mos vdekur nga mafia” dhe “Leksione për mafien”, të dy të publikuar nga shtëpia botuese Sperling & Kupfer. Prezantimi i Pietro Grasso-s, ish-kryeprokuror i antimafies italiane do të bëhet në prani të Ambasadorit italian Massimo Gaiani.

Me këtë rast, gazetari Carlo Bollino do të bëjë prezantimin në Sallën Nënë Tereza, në orën 16.30, në Pallatin e Kulturës Tiranë. Njëri prej librave të Pietro Grasso-s "Për të mos vdekur nga mafia" është sjell edhe në gjuhën shqipe nga shtëpia Botuese "Ombra GVG" në vitin 2011. Prezantimi i librave do të bëhet në kuadrin e së Enjtes Letrare që organizon Instituti Italian i Kulturës. Por me ardhjen e Pietro Grasso-s në Tiranë, sipas njoftimit të IMK-së “E enjtja letrare” transformohet në “Të hënën letrare”, me synimin që të prezantojë për publikun shqiptar veprat që dëshmojnë “dyzetetre vitet e jetës profesionale kushtuar luftës kundër mafias, në mbrojtje të ligjshmërisë, në mbrojtje të të drejtave themelore të shtetasve”. Sipas zyrës së shtypit të IMK-së, presidenti Grasso ka për synim t’iu drejtohet të rinjve, “pasi janë të rinjtë që kanë dëshirën më të madhe për të ndryshuar botën, për të luftuar padrejtësitë, për të reaguar ndaj prepotencave.

Janë të rinjtë, ende të paprekur nga skepticizmi tipik i të moshuarve, që besojnë se idetë e tyre, ëndërrat e tyre, utopitë e tyre janë të realizueshme”. Në librin që është përkthyer edhe në gjuhën shqipe “Për të mos vdekur nga mafia”, ish-kryeprokurori kombëtar i antimafias italiane ka shkruar për situata e ngjarje reale që datojnë deri në vitin 2009. Pietro Grasso ka qenë kryeprokuror i Antimafias në Itali prej pesë vitesh, ndërsa puna e tij si prokuror ka filluar në vitin 1979. Me origjinë nga Likata e Sicilisë, Grasso është nga ata që mendojnë se mafien mund ta luftojë vetëm një sicilian. Ndërkohë, siç shkruan vet Grasso në libër, “Mafia e ditëve tona investon edhe në fondacione joqeveritare, financon libra dhe personalitete të ndryshme. Sipas tij, mafia nuk është më njësoj; ka ndryshuar format e lukun e vet; nuk të vret më në mes rrugës; personazhet e rëndësishëm të saj vishen me kostumet më të fundit të modës. Grasso mendon se mafia është një organizëm shumë i rrezikshëm edhe më i errët sa i takon informacioneve që dalin prej saj e për të. Ai trajton edhe organizimin e mafies shqiptare.

Ndërsa në librin “Leksione për Mafien” autori Grasso gërmon brenda siste-mit mafioz dhe na sjell një radiografi e me historit e një rrjeti bashkëpunimesh, ndërhyrjesh, misteresh, etj. në këtë libër Pietro Grasso transformohet në profesor dhe në dëshmitar, ekspert dhe protagonist i fakteve. Në leksionet e tij alternohen gjithmonë historia, aktualiteti, kujtime personale, anekdota
 
Vizitat e Pietro Grasso-s në Tiranë
Gjatë vizitës së tij 2-ditore në Tiranë, presidenti i Senatit Italian, Pietro Grasso, do të zhvillojë takime me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, si dhe me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Së bashku me kryeministrin Edi Rama, Grasso do të çelë të hënën edhe punimet e edicionit të parë të Javës Italiane në Shqipëri), një aktivitet tre ditor mbi mundësitë dhe potencialet e investimit të kompanive italiane në Shqipëri në disa sektorë prioritarë. Ndërsa në ditën e dytë të vizitës së tij, më 6 maj, kreu i Senatit italian do të mbajë pranë Universitetit të Tiranës, në orën 10:30 tek salla “Liria në Qytetin Studenti, një leksion me temë “Italia dhe Shqipëria së bashku për Evropën e së ardhmes”. Në një ceremoni të veçantë pranë këtij fakulteti pritet t’i jepet dhe titulli “Honoris Causa”.

Shkrimi u publikua sot 3 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com) 


 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë