Gjatësia e kësaj rruge është 1,5 km, ndërsa gjerësia e saj do të jetë 5 metra pa përfshirë trotuaret në të djathtë dhe majtas të rrugës.
Banorët e zonës dhe Administratori i Njësisë Administrative Shishtavec thonë se ndërtimi i rrugës do të sjellë zhvillim të mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike si dhe rritje të fluksit të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave nga dy anët e kufirit Shqipëri-Kosovë.
Përveç kësaj, pritet të fillojë edhe puna për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza në Shishtavec.
Pas ndërtimit të këtij rrjeti, do të vijohet me shtrimin e rrugëve lidhëse në brendësi të fshatit me sistemin e ndriçimit rrugor ndërsa restaurimi i fasadave të ndërtesave në dy anët e rrugës kryesore është një tjetër përfitim dhe gjetje nga një projekt me fonde të Bashkimit Europian.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)