Pikat doganore të Kosovës kanë regjistruar një numër të madh rastesh, ku në doganat e saj është tentuar që të kalohen mallra kondrabandë. Jo pak, por 1600 rste janë konstatuar gjatë vitit 2015.
 
Në Doganën e Kosovës gjatë këtij viti janë raportuar mbi 1.600 raste permes të cilave është tentuar që të kalohen mallra kontrabandë.

Sipas të dhënave zyrtare, bëhet e ditur se nga këto mallra të konfiskuara bëjnë pjesë produktet me akcizë dhe llogaritet të jenë 3 deri 4 milionë euro.
 
Mediat kosovare saktësojnë se, prej mallrave të konfiskuara bëjnë pjesë barnat, derivatet, automjetet, produktet e teknologjisë informative, kafshë të gjalla dhe një sasi jo e madhe e produkteve ushqimore. Të gjitha këto kanë qenë në shkelje të Kodit doganor, ndaj dhe kjo ka qenë  arsyeja e konfiskimit.

Vlera totale e produkteve të konfiskuara arrin deri në 4 milion euro.

Dogana ka disa depo në terminale të ndryshme për depozitimin e mallrave të kontrabanduara. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)