TIRANE- Policia e Shtetit, raporton për situatë normale nga kalimet në pikat kufitare. 

Ndërsa ka shtuar masat për të përballuar fluksin që pritet të premten dhe gjatë fundjavës. 

Për 24 orët e datës 1 janar në pikat e kalimit kufitar kanë hyrë 4868 shtetas shqiptarë dhe kanë dalë 6926. 

Gjatë festave të fundvitit është parë edhe një dyndje e shqiptarëve të kosovës për të kaluar ditët festive në Shqipëri, duke përbërë dhe gjysmën e 4034 shtetasve të huaj në hyrje për datën 1 janër dhe 4092 në dalje nga terrotori i Republikës së Shqipërisë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)