Krijimtaria e përzgjedhur e katër artistëve Abdurrahim Buza, Agim Faja, Guri Bulollari dhe Ledia Kostandini, këtë herë u dedikohet në mënyrë të veçantë fëmijëve në një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve.
E titulluar “Bota e fëmijëve në Galerinë Kombëtare të Arteve”, ekspozita i kushtohet krijuesve të vegjël.
Kuratorët Esmeralda Dalipi dhe Bujana Demiraj, shprehen se kjo ekspozitë vjen përpara publikut si një “ditar” me ilustrime të realizuara ndër vite, në teknika të ndryshme, nga autorë të specifikave të ndryshme.
Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabani e quan një mrekulli faktin që piktorët më të mirë shqiptarë kanë pasqyruar botën e fëmijëve
“Kjo është një ekspozitë që i dedikohet botës së fëmijëve në artin shqiptarë, por dhe bota e fëmijës në pikturën Shqiptare, bota infantile tek adulti, është ajo botë jo e ndotur ajo botë e pastër e hapur e çiltër e kthjellë” tha Shabani.
Ndërsa piktori autdidakt Guri Burollari rrëfen motivet që e kanë frymëzuar për veprat e kësaj ekspozite
“Fëmija më prek në kujtesë në pasionet që ka fëmija, fantazinë që ka fëmija, por duhet ta dishë ta trajtosh, duhet të kesh shumë kujdes, duhet të jesh shumë inteligjent.
Të gjithë njerëzit lindin engjëj por pse behën pastaj të ndryshëm kalojnë në rrugë të keqe, sepse nuk kanë edukatën dhe kujdesin prindërorë” tha Burollari.
Vepra e piktorit Abdurrahim Buza përballë veprës kapricioze të Guri Bulollarit, e bën këtë ekspozitë më të veçantë në komunikim tematik.
Më tej është prezantimi i krijimtarisë së Agim Fajës, ilustrues brilant dhe krijues i teksteve letrare për më shumë se 50 vjet në Shqipëri.
Fajës i njihen mbi 100 libra të ilustruar për fëmijë dhe të rritur. Përkrah tij gjenden veprat e Ledia Konstandinit, artiste e gjeneratës së re, e cila ilustron përmes mediumit të ri dixhital manual.
Të gjithë këta artistë të shquar të mbledhur së bashku në një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve, bëhen një burim kurioziteti, jo vetëm për fëmijët, por për çdo moshë.
[gallery]22780[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
89%
-
Jo
9.4%
-
Nuk e di
1.7%
Vota total: 13271
Lajme të tjera
-
PE kritikon Italinë për kufizimet ndaj prindërve të së njëjtës gjini
31 Mars, 07:40
-
Lufta/ Turqia ratifikon pranimin e Finlandës në NATO! Shtëpia e Bardhë: Amerikanët duhet të largohen menjëherë nga Rusia
31 Mars, 07:16
-
‘Në punë do të dëshironit një ndryshim...’, horoskopi për ditën e sotme
31 Mars, 07:05
-
Hera e parë në historinë amerikane, ngrihen akuza penale ndaj ish-Presidentit! Donald Trump: Po persekutohem politikisht
31 Mars, 07:03
-
E ka seriozisht? Loredana shfaqet duke puthur në buzë një vajzë: E dashura ime e re
30 Mars, 23:00
-
Kulluri për Këlliçin: Nuk ka mbështetje të plotë as brenda ‘foltores’! Propozimi i tij për autobusët falas në Tiranë ‘ultra-komunist’
30 Mars, 22:48
-
Ups, si do reagojë produksioni? Kiara sapo ia tregoi Luizit se është shumë i pëlqyer jashtë shtëpisë
30 Mars, 22:21
-
Probleme me deklarimin e pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e gjyqtarit të Apelit të Vlorës, Hysen Saliko
30 Mars, 22:06
-
Bollino: Tërheqjet e kandidatëve të PD mund t’i kthehen ‘boomerang’ Berishës! Bejko, ‘heroi i fundit’! Nazarko: Lojtar cilësor! Kulluri: Këlliçi s'ka as mbështetjen brenda 'Foltores'
30 Mars, 21:50
-
U akuzua se është dënuar në Greqi, reagon kryebashkiaku i Kuçovës: Ika emigrant 17 vjeç për shkak të Saliut, s'më pengon për zgjedhjet
30 Mars, 21:28
-
Gjykata e OKB-së refuzon kërkesën e Iranit për asetet e ngrira nga SHBA-ja
30 Mars, 21:04
-
Dita botërore e mjekut e gjen Shqipërinë me më pak mjekë! Stroni: Duhen trajtuar me dinjitet e paga të mira
30 Mars, 20:53