Piktori i traditës Lec Shkreli
rikthehet pas 3 vjetësh me ekspozitë

Një nga piktorët fondamentalë të artit shqiptar Lec Shkreli rikthehet me një ekspozitë personale pas tre vitesh heshtjeje.Ekspozita me krijimet më të fundit është e pasur me portrete dhe peizazhe. Vihet re se në veprat e Lec Shkrelit nuk mungojnë kurrë motivet etnografike
 
Rreth 40 tablo pikture në vaj të realizuara gjatë viteve të fundit të piktorit të njohur Lec Shkreli janë ekspozuar në mjediset e Qendrës Rinore.

Aktiviteti krijues i Lec Shkrelit ka nisur që në vitet 1965. Rreth 14 vepra të tij janë në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Punimet e Lec Shkrelit në vaj janë kompozime, peizazhe të ndryshme dhe natyra të qeta, ku spikasin edhe portretet e grave me kostume të larmishme kombëtare.

Në vitet 1990-1995 Lec Shkreli realizoi një cikël prej 30 tablosh me portrete nusesh të veshura me kostumet tradicionale të zonës Lezhë dhe Shkodër.

Ndër veprat e tij të vlerësuara ndër vite përmendim “Nusja zadrimore”, “Portret zadrimore”, “Nusja shkodrane”, etj.

Kritika e veçon veprën e Lec Shkrelit për origjinalitetin krijues,por piktori me modesti thotë se veprat e tij kanë si frymëzim bazë natyrën

Lec Shkreli ka një krijimtari gati gjysmëshekullore. Ekspozitën e parë e çeli kur ende ishte në Liceun Artistik, pastaj vijoi me tjerat në Tiranë, Durrës, Berat e deri në Kopenhagen të Danimarkës, etj.

ekspozita

ekspozita

ekspozita

ekspozita

ekspozita
lec shkreli
 FOTO

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)