Piktori i viteve ’80 Mato,rikthehet
nga Italia me vepra nostalgjike

Piktori i viteve ’80 Mato,rikthehet<br />nga Italia me vepra nostalgjike
Piktori Bajram Mato ka çelur një ekspozitë personale në Muzeun Historik Kombëtar.

Ekspozita e tij retrospektivë përfshin një pjesë të rëndësishme të  krijimtarisë së piktorit. Bajram Mato e ka filluar krijimtarinë e tij duke u mbështetur në metodën realiste në vitet ’80.

Pas viteve ‘90 piktori ka emigruar në Itali, duke mos hequr dorë nga peneli.

Puna e tij është ekspozuar në Galeritë e njohura italiane dhe ka fituar edhe çmime ndërkombëtare. 

Piktori Bajram Mato, me origjinë nga Roskoveci është kthyer disa herë në atdhe për të prezantuar veprat e tij.

Në shumicën e tablove, një vend të veçantë ka zënë Vlora dhe krahinat e saj, ku ai ka kaluar pjesën më të madhe të jetës. Ekspozita e Matos tërheq vizitorët për ngjyrat e ngrohta, peizazhet e qeta dhe të pastra, për teknikat origjinale dhe portretet e personaliteteve që kanë dhënë kontribut për vendin e tyre dhe shoqërinë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të shtatorit në Muzeun Historik Kombëtar.

[gallery]24006[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur