Piktori nga Shkodra magjepset nga peizazhi i Dardhës! Agim Kadillari: Piktura për mua është përjetim sublim

Nga qyteti i Shkodrës me artin e tij të pikturës, Agim Kadillari e ka gjetur veten këtë herë në fshatin turistik të Dardhës, aty ku vjeshta me ngjyrat e saj është një burim i pashtershëm frymëzimi.

Talentin e tij në pikturë e ka zbuluar herët në fëmijëri, kur ishte në klasë të pestë dhe që prej asaj kohe ai nuk i ndahet pasionit të tij.

“Mbaj mend që në klasën e pestë, një mësues i vjetër më pa që vizatoja me shumë dëshirë dhe pasion e më tha. Ti ke mundësi djalosh dhe mund të bëhesh piktor, prandaj vazhdo këtë talent që ke. Ajo më bëri përshtypje që i vogël dhe unë që atëherë, nuk i jam ndarë artit”, tha piktori.

Këtë vjeshtë piktori nga Shkodra i është bashkuar kolonisë së ekspozitës ndërkombëtare “Ditët e Mios”, që nderon mjeshtrin shqiptar të peizazhit.

“Në rrethin e Korçës kemi vënë re, që vjeshta është shumë e bukur. Janë disa arsye, pse është e bukur edhe nga një nga arsyet pasi ajo është 800 m mbi nivelin e detit. Por këtu ka dhe  zona shumë piktoreske siç është tani zona e Dardhës, Vithkuqit, Voskopoja, Polena afër qytetit të Korçës. Pra, ka shumë zona piktoreske që ne na emocionojnë”, tha Agim Kadillari

I dashuruar me ngjyrat e natyrës dhe peizazhin e bukur që ofron fshati turistik, me me krijimtarinë e tij piktori shkodran derdh emocionet e tij, për të sjellë një copëz "Dardhë" në artin e vet. 

“Piktura më shumë përjetohet, sepse është përjetim emocionesh. Vlerësojmë më shumë ato emocione që ne i shikojmë dhe përjetojmë, pra ato përshtypje që ne na bëjnë më shumë në natyrë ne kërkojmë që t’i evidentojmë në telajo”, u shpreh piktori.

E njohur për atraksionin e natyrës, Dardha e bukur është bërë vitet e fundit një destinacion tërheq për turistët vendas e të huaj. Këtë vjeshtë 23 piktorë nga disa vende të botës janë bërë pjesë e ekspozitës “Ditët e Mios” organizuar për të 11-tin vit radhazi në Korçë.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë