TIRANE - Sead Kazanxhiu piktori 24 vjeçar, që i përket komunitetit rom, kërkon që arti i tij të jetë më shumë se një ekspozitë, por ai të flasë për këtë komunitet, të ngrejë zërin për ta me talentin e tij. Emisioni “Urbanika” vizitoi studion e tij, aty ku hidhet muza e tij, fymëzimi që i flet brenda shpirtit del në dritë përmes dorës së tij e hidhet në portretet.

Ai vjen nga një familje normale, jo të pasur ku punonte vetëm babai i tij. Ai e ka pasur të vështirë të studiojë ku të ardhurat nuk mjaftonin as për të jetuar. Miku më i mirë i cili iu gjend në këto momente mes talentit i cili e thërriste dhe familjes së varfër ishte këmbëngulja për të ecur në rrugën e artit. Ai ka studiuar në Akademinë e Arteve dhe më pas ka shkuar në Budapest, në Hungari dhe më pas ai vendosi të kthehej në vendin e tij aty ku kontributi i tij do të kishte më shumë vlera. Sead Kazanxhiu nuk pret që vizitorët të shkojnë tek ai, sepse ai e ka më të lehtë veprat e tij të shkojnë tek ta. Ato duhet të shkojnë tek vizitorët dhe artdashësit e pikturës duke folur dhe treguar gjithçka që ky piktor kërkon të thotë.

Në 8 prill në ditën ndëkombëtare të komunitetit rom ai vendosi një stalacion të bërë e krijuar me idenë e tij unike, ku mori 8 goma zetori duke i transformuar ato me artin e tij dhe i vendosi para Kuvendit të Shqipërisë për të vënë në vëmendjen e pushtetit komunitetin rom. Ai kërkon që arti i tij i vendosur pranë Kuvendit të Shqipërisë të jetë zëri i romëve pranë këtij institucioni ligjor ku brenda tij duhej të ishte edhe një pjesëtar i këtij komuniteti.

“Nuk ka krenari më të madhe sesa të jesh shqiptar dhe rom njëkohësisht”, thotë Seadi. Tafikimi i fëmijëve romëve nuk është marrë asnjëherë seriozisht. Nuk duhet t’i japësh lëmoshë një personi i cili ti kërkon ato në kushtet kur kanë mundësi të punojnë. Duhet që ata të punojnë sepse kanë mundësi. I marrin nëpër fushata dhe u krijojnë vartësi të tilla që ata nuk shkëputen më nga ajo që bëjnë. Duhet hequr ideja për të ndihmuar ata që rrinë rrugëve për të marrë lëmoshë sepse ata në këtë mënyrë joshen për ta vazhduar këtë fenomen. Faktor kryesor është edhe shteti i cili nuk i merr serizsiht ata. Ka shumë OJF, qendra sociale dhe askush nuk bën gjë të për ta, ata veprojnë vetëm për raporte për jashtë vendit dhe janë shumë larg realitetit, ata i lënë në rrugë kur puna e tyre është ti fusin në rrjedhën e shoqërisë, ashtu si të gjithë.”- apelon piktori Sead Kazanxhiu.

Java që po mbyllëm ishte java e vlerave të komunetit rom dhe në këtë javë “Urbanika” zgjodhi që t’ju tregojë anën tjetër të komunitetit rom, ndryshe nga ajo që njohin të gjithë për ta. Ata nuk janë vetëm njerëzit që dalin të lypin në rrugë, ata që i shohim nëpër kazanet e plehrave apo ata të cilët shpesh na serviren në kronikat e lajmeve si më të goditur nga trafiku i qënieve njerëzore.

Këta njerëz janë si të gjithë ne, në deje u vlon guximi për të përballur jetën me çdo çmim. Ata kanë talente për të cilat u duhet një hapësirë ku ti shfaqin. Ky ishte apeli që Sead Kazanxhiu përmes “Urbanika” bën për të gjithë shoqërinë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)