Piktorja e veçantë që ja ka dalë të 
vizatojë duke e mbajtur furçën në gojë

Piktorja e veçantë që ja ka dalë të <br />vizatojë duke e mbajtur furçën në gojë
Roza Mojosovka është një piktore e veçantë, ajo është maqedonsja e vetme e cila krijon vepra arti duke e vendosur furçën në gojë.

Roza, nuk i ka të dyja duart por kjo nuk e ka penguar aspak që ajo të bëhet një piktore e dëgjuar dhe të ketë prezantuar 27 ekspozita personale dhe 40 në grup.

Ajo thotë se për herë të parë talentin e saj e zbuloi kur ishte shtatë vjeç, në një kohë kur ka qënë për shërim në një spital në Beograd.

"Kur isha shtatë vjeç atëherë të gjithë fëmijët vizatonin lule për urime, për shkak se ishte festa e gruas, 8 marsi. Atëherë edhe unë doja të vizatoj, e mora lapsin dhe me gojë vizatova lule. Ky ishte vizatimi i parë", thotë Mojsovska për Anadolu Agency (AA).

Mojsovska, në rrëfimin e saj tregon se vite me radhë ka pasur turp që të flasë në publik për dhuntinë e saj duke u frikësuar se si do të pranohet nga opinioni dhe rrethi i afërt.

Roza ka filluar të merret me këtë profesion në vitin 1996 dhe deri më tani ka marrë pjesë në shumë ekspozita në, Slloveni, Itali, Bullgari, Serbi, Zvicër dhe në Maqedoni.

“Kryesisht vizatoj lule, por vizatoj edhe natyrë, portrete dhe të tjera. Në Maqedoni jam e vetmja e cila vizaton me gojë ndërsa në Serbi ka dy", shprehet piktorja e veçantë.

Redaksia Online
Er.K./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla