Piktorja e verbër nga Prizreni, Yllka Berisha ka shpalosur talentin e saj në pikturë në një ekspozitë në Tiranë. Yllka Berisha është e bija e doktor Halim Berishës, që u vra nga serbët gjatë luftës në Kosovë. Me talentin dhe inteligjencën e saj piktorja sfidon errësirën.
“Drita e zemrës” do ta quante autori i dokumentarit artin me të cilin shprehet piktorja nga Prizreni Yllka Berisha. Ky dokumentar që u realizua me përkrahjen e Qemal Minzhozit, ambasadorit tonë në Kosovë, u shfaq me rastin e çeljes së një ekspozite të piktores në Hotel Sheraton.
"Edhe pse nuk shoh të gjithëve ju dua me zemër," u shpreh ajo.

Ja dhe ekspozita e Yllka Berishës. Përmes këtyre telajove, autorja, së cilës i mungon drita e shikimit që nga fëmijëria, dëshmon se të kapesh për dore pas artit qoftë edhe verbërisht arrin të shkosh përtej errësirës.
Yllka Berisha i ka riprodhuar të gjitha ngjyrat e kësaj bote në telajo, duke na befasuar me talentin e saj.
"Të nderuar zonja dh zotërinj, mirësekeni ardhur, për të parë talentet e mia. Unë jam e bija e doktor Halim Berishës i cili ka luftuar me dije, me libra dhe me gjoks." tha piktorja Berisha.

Yllka Berisha është një vajzë e re që e do shumë jetën dhe që i pëlqen të jetë aktive në çdo moment. Ajo ka gjetur edhe një pikë tjetër kontakti me botën, muzikën. Yllka këndon dhe i bie pianos.
Yllka ka shumë ëndrra në jetë. Për më tepër ajo është edhe studente e dalluar ne Kolegjin “Fama”.

Foto të tjera..
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjera..Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

VIDEO