Piktura 'Les Alyscamps' e Van
Gogh, shitet për 66 mln dollarë

Piktura 'Les Alyscamps' e Van<br />Gogh, shitet për 66 mln dollarë
Një pikturë e Van Gogh është shitur mbi 66 milionë dollarë në një ankandë në Neë York. Kjo është shuma më e lartë e paguar për një punim të piktorit holandez që prej vitit 1998. 

“Les Alyscamps" e Van Goghut përmban pemë në stinën e vjeshtës në një varrezë antike në Arles të Francës.  Piktura përmban edhe sarkofagun e ushtarëve romak që kanë luftuar kundër Konstantinit të Madh. 

Punimi është pritur të shitet për rreth 40 milionë dollarë, por në fund, një koleksionues aziatik ka paguar 66.3 milionë dollarë, pas një gare të ashpër. 


Një tjetër pikturë që është shitur shumë shtrenjtë është punimi i quajtur, “Zambakët e Ujit” nga Claude Monet. Kjo pikturë është shitur për 54 milionë dollarë. 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni