Dje më 25 nëntor në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, u promovua libri “Zoja e Shkoders Drita e Shqypnies” botimi i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë. Në ketë takim kulturorë, morën pjesë studiues të fushës së artit dhe të tjerë si: Nunci Apostolik Charles John Brown drejtori i Muzeut, Dorian Koçi, Drejtori i Muzeut të “Ndre Mjeda”, Dom Nikë Ukgjini e personalitete të tjera nga fusha e kulturës.
Ky botim i parë në gjuhen shqipe për pikturën murale, Zoja e Shkodrës, është një hedhje dritë në një kohë, kur arti shqiptar në shek.. XIII, kishte marrë përmasa evropiane. Kjo gjë dëshmohet duke lexuar kumtesat e shumta të studiuesve shqiptar dhe italian, tema këto të sistemuara mire në ketë botim.
Në bazë të dokumenteve të kohës dhe atyre të shek..XVIII, kuptohet qartë, së figura murale e Zojës Shkodrës, është unikale dhe mirë e kompozuar nga një autor shqiptar deri më tani i panjohur ku Madona (Zoja) bionde në mënyrë hyjnore na kujton zanat e bjeshkëve tona dhe Krishti fëmijë, i ruan tiparet e një vogëlushi shkodran të interpretuar sipas stilit të artit gotik të shek..XIII, data që i përket me ndërtimin e Kishës së re që u ngritë mbi rrënojat e një faltore paleokristiane.
Studiuesi fizikës bërthamore prof.. Nikolla Civiçi, shpalosi, zbulimet më të reja të evidentuara gjatë ekspeditës së bëre në mars të këtij viti me një grup specialistësh shqiptar dhe italian, në Gjenacano afër Romë, ku sot gjendët figura e Zojës së Shkodrës, duke dëshmuar së analizat treguan së figura murale është e pellgut të Shkodrës e jo e Lazios apo ndonjë ambientit tjetër. Gjithashtu në promovim u komentua, se figura ka përmasa shumë më të mëdha siç është paraqitur deri tani, është zbulim shukulli dhe shumë i rëndësishme për ne shqiptaret.
Studiuesja e njohur artit, Eleni Laperi, duke folur për madhështinë e kësaj figurë, kërkojnë që të bëhet më tepër në fushën e artit për të zbuluar atë kohë të artë të popullit tonë, e cila akoma ka mbetur e pa ndriçuar sa duhet. Dhe çfarë i përket figurës së Zejes së Shkodrës, duhet të punohet që të zbulohet sa më parë autori dhe data e kësaj figure te mrekullueshme. Nevila Nika, shprehu si duhet të punohet më tepër në arkiva e sidomos të Vatikanit, i cili ka një pasuri të madhe në veçanti për historinë dhe artin shqiptar. Gjithashtu falënderoi organizatorët e Konferencës Shkencore Ndërkombëtar për Zojën e Shkodrës, Dom Artur Jakun e Dom Nikë Ukgjinin.
Ndërsa, dom Nikë Ukgjini, foli etapat historike nëpër të cilat ka kaluar figura e Zojës së Shkodrës, nga largimi i saj nga Kisha rrëzë Kalas Rozafat në vitin 1467, e deri me sot, duke u përqendruar të shkatërrimet që ndodhën më rrethimi i dytë i Shkodrës nga pushtuesi osmam sulltani Mehmeti i II, si dhe moslejimin e rindërtimit të kësaj Shenjtërore deri pas shpalljes së pavarësisë se vendit tonë.
Në paraqitje nga Dom Nika, u dëshmua se zëri i një shfaqjeje të mrekullueshme të Virgjëreshës në Gjenacano, që arriti deri në Romë, e bëri papa Palin II, që në vitin 1467 të ngrejë një komision, të përbërë nga Imzot Gaitan Marini, Kalisto Marini etj., i cili në bazë të studimeve të kryera, do shprehej se, “Figura e Zojës” është mrekullibërëse. Këtë figurë, si të tillë, e kanë konsideruar edhe papë të tjerë në vitet në vazhdim: Siksto IV, 1475; Urbani VIII, 1630; Benedikti XIV, 1753; Pio IX, 1854; Leoni XIII, 1883; Gjoni XXII, 1959; e deri tek papa Gjon Pali i II, më 25 prill 1993, me rastin e ardhjes së tij në Shqipëri.
Me ketë paraqitje të këtij libri në fakt u shënjua mbyllja e viti Jubilarë të 550 vjetorit të largimit te figurës së Zojës së Shkodrës nga Kisha rezë Kalas së Shkodrës, në vitin 1467, nga Gjergj dhe Sclavi për në Gjenacano, duke i lwnë vend fillimit të vitit Jubilar të mbar të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit.
(Piktura murale 'Zoja e Shkodrës)
d.c./shqiptarja.com