Pikturat mahnitëse në qeramikë
shiten të gjitha për fëmijët me sindromën down

Pikturat mahnitëse në qeramikë<br />shiten të gjitha për fëmijët me sindromën down
Një aktivitet interesant "Fëmijët për fëmijët" është organizuar nga Rezidenca Kodra e Diellit 2, në bashkëpunimin me Fondacionin Down Syndrome Albania.

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit ndaj sindromës Down, dhjetëra fëmijë të talentuar kanë krijuar piktura me temë “Shtëpia e ëndrrave tuaja”. Pikturat janë kthyer në motive zbukurimi për gota dhe enë të ndryshme qeramike. Vlerat artistike siç shihet nga këto vepra arti shumëfishohen. 

Markel Capo, piktori vullnetar që ndihmon fëmijët e qendrës shprehet se talentet e tyre në arte e pikturë duhen nxitur që herët. 

Fëmijët me Doën Syndrome janë të prirur drejt artit, është mirë që të merresh që në fillim si dhe terapitë që ti kapësh që të vegjël fëmijët që të arrish dicka”.

Drejtoresha e Fondacionit Emanuela Pepkola, dhe Menaxherja e Marketingut Fjoralba Barjami, gjatë çeljes së aktivitetit i kanë ftuar pjesëmarrësit në festë të kontribuonin me blerjet e qeramikave. 

Ne kemi sjellë një koncept të ri të jetesës në rezidencë, duam që të gjithë fëmijët të rriten të edukuar dhe të transmetojnë ndjenjën e bashkëpunimit”. 

Gjatë ankandit të shitjeve me fëmijët u organizua edhe një festë miqësore. Fëmijët me sindromën Dawn shumë shpejt bëhen protagonistë në vallëzime, ruajnë ritmin, kanë veshë muzike. Janë shumë të dashur e të ëmbël. 

Ja për ndihmuar ata që të rriten e zhvillohen shëndetshëm të gjitha punimet me vizatime u shitën.

Tashmë do të shkojnë si kontribut për Fondacionin Down Syndrome Albania. Por nevoja e këtyre fëmijëve nuk është vetëm çështje ekonomike.

Mami i Irisit të vogël që gjatë festës kërcente plot fantazi e pasion, Anila Hoxha, me shembullin e zhvillimit të fëmijës së saj, iu bënë apel prindërve për integrimin e fëmijëve me sindromën Dawn në shoqëri

[gallery]19249[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik