Pikturat shqiptare të Skënderbeut
një udhëtim nga Kruja në Europë

Pikturat shqiptare të Skënderbeut<br />një udhëtim nga Kruja në Europë
Një ekspozitë që nis me veprat e para të Anastas Ballamaçit e Theohar Gjinit. Pastaj vijon një tablo madhështore të Skënderbeut punuar nga piktori Spiro Xega në vitin 1931 çelet në qytetin e Krujës.
 
 Ekspozita me temë “Skënderbeu në artet pamore shqiptare” është çelur në Muzeun historik Gjergj kastrioti Skëndebeu. Rreth 30 vepra arti nga fondi Galerisë Kombëtare prezantohen bashkë me dokumentet më të rëndësishme historike. Drejtori i Arkivës së Pëgjithshme të Shtetit, Gjet Ndoj flet për imazhin historik të Skënderbut sipas dokumenteve të prezantuara.

"Ne kemi sjellë disa dokumenta që kane të bëjnë  me letërkëmbimet  që ka pas Gjergj Kastriot Skënderbeu në kohën e tij me Sulltan Muratin e II  dhe pastaj me pasardhësin e tij  Mehmetin e II. Kemi sjellë dhe disa dokumenta të tjerë", shprehet Ndoj.

 Ekspozita është vazhdim i projektit “Maison de l’Albanie” kushtuar Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit që filloi në Paris në janar 2016 në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të arteve rrëfen drejtori i galerisë Artan Shabani.

"Mbas krujës kjo ekspozitë  do të rrugëtojë  në Firence, në vendet ku kanë jetuar  dhe vazhdojnë të jetojnë arbëreshët  në Itali siç është  zona e Kalabrisë",u shpreh Shabani. 

 Kjo ekspozitë ka vepra të hershme nga më unikalet, të realizuara nga piktorët e talentuar shqiptarë.
 
 
Redaksia Online
m.ç/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë