'Piku nuk ka kaluar!' Tek fëmijët e të rriturit po qarkullon virusi AH1N1, mjekët paralajmërojnë shtim të rasteve edhe në shkurt

Piku I virozave nuk ka kaluar mjekët paralajmërojnë se mund të kemi një shtim të numrit të rasteve dhe në javët e para të shkurtit

Pr. Dr. Raida Cami-Petrela mjeke në shërbimin Infektiv Pediatri tha për Report Tv se virusi që qarkullon është ai i influencës AH1N1 që qarkullon tek fëmijët dhe të rriturit.

“Janari ka qenë pik por nuk është e thënë se numri mund të vijojë dhe në fillim të shkurtit. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik parashikojnë një shtim të rasteve dhe në javët e para të shkurtit” tha doktoresha Raida Cami-Petrela

Gjatë muajit janar në shërbimin Infektiv Pediatri janë shënuar 200 – 300 raste ditore të paraqitura për të marrë shërbim shëndetësor

“Jemi në stinën më të ftohtë të dimrit. Gjatë janarit numri i personave me grip të identifikuar përmes tamponeve që kemi mponeve që kemi çuar përmes tamponeve në ISHP, kanë qenë virusi i influencës AH1N1 që qarkullon tek fëmijët dhe të rriturit.

Duke qenë që në këtë stinë ka dhe viroza të tjera, situate epidemiologjike është dhe më e rënduar, e jo vetëm kaq por dhe rastet e dyshuara me fruth, të cilat janë çuar dhe tampona duke i parë” sqaron më tej Pr. Dr. Raida Cami-Petrela

Shqetësim mbetet mosvaksinimi dhe mjekët vënë theksin pikërisht këtu

“Ka një kontigjent fëmijësh të pavaksinuar e dimë, edhe pse mbulesa vaksinale në vend është e mirë. Prandaj është bërë thirrje me të madhe për vaksinimin në kohë të fruthit, jo tani me urgjencë por me fëmijët kur ta kenë. Tërheqim vëmendjen për vaksinimin në kohën e duhur për dozën e parë pas vitit të parë të jetës dhe dozën e dytë 4 – 6 vjeç për të mos pasur raste të shtuara” thotë doktoresha. 

Rastet me viroza kanë qenë shpesh herë me simtomatikë normale ose më të rënduar  në meningit apo meningocefalit

“Shpesh herë fëmijët e mëdhenj me shenja të infeksioneve të sistemit nervor qëndror si meningitet apo meningocefalitet, pasi dihet që viruset mund të japin dhe të tilla komplikacione. Janë bërë objekt shtrimi në spital. Ata janë paraqitur me temperatura të larta, vjellje, dhimbje barku. Kanë rezultuar dhe me meningite virale për të cilën kanë kërkuar një trajtim të vecantë në qendrën spitalore universitare. Fatmirësisht nuk kemi pasur asnjë rast të rëndë” sqaron  Pr. Dr. Raida Cami-Petrela.

Mjekët vijojnë të këshillojnë prindërit për vaksinimin e fëmijëve, ndjekjen në kohë të fëmijëve në ambulance ku marrin këshillat e duhura, por nëse duhet një vizitë e detajuar apo konsultë specialist dërgohen tek pediatria.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:56
Çfarë është virusi AH1N1, simtomat dhe si mund të parandalohet

1706879246_virus.jpg

Virusi AH1N1 është një lloj i infeksionit. Nuk është i njëjtë me gripat e zakonshëm. 

Simptomat fillojnë nga 3 deri në 5 ditë pas ekspozimit ndaj këtij virusi dhe zakonisht zgjasin deri në 8 ditë. Simptomat e zakonshme u ngjasojnë atyre të një infeksioni të thjeshtë viral:

Simptomat e virusit H1N1
-Temperaturë
-Fyt të pezmatuar
-Kollitje
-Dhimbje të muskujve
-Dhimbje koke
-Ethe
-Plogështi
-Hundë të bllokuara
-Vjellje
-Diarre

Kontaktoni mjekun tuaj nëse këto simptoma nuk iu lehtësohen me kalimin e kohës.

Foshnjet dhe fëmijët mund të kenë simptoma të tjera. Tregohuni të vëmendshëm për shenja si:
-Vështirësi në frymëmarrje
-Temperaturë të kombinuar me skuqje të lëkurës
-Hutim dhe mungesë durimi
-Vështirësi për tu zgjuar
-Konsumimi i pamjaftueshëm i lëngjeve
-Simptoma të tjera si të gripit të cilat largohen dhe kthehen sërish me temperaturë dhe kollitje

Virusi është i transmetueshëm nga një person në tjetrin prandaj ju tregojmë si mund ta parandaloni 

Ju mund ta parandaloni prekjen dhe shpërndarjen e këtij virusi duke:
-Mbuluar gojën dhe hundën tuaj me faculetë kur kolliteni
-Nëse nuk keni faculetë pranë atëherë kollituni ne bërrylin tuaj, kursesi ne duar
-Hudheni faculetën e përdorur në mbeturina
-Lani duart shpeshë me ujë dhe sapun ose përdorni dezinfektues me alkool
-Mos i prekni sytë, hundën dhe gojën
-Pajisuni me maskë kur udhëtoni pranë një grupi të madh njerëzish
-Mos ndani me të tjerët gjësendet personale si kozmetikën, enët, pajisjet sportive apo mjetet e punës
-Nëse jeni i sëmurë qëndroni në shtëpi dhe shmagiuni kontaktit me njerëz.
-Qëndroni në shtëpi së paku edhe 24 orë pasi të iu ketë kaluar temperatura.

H1N1 rrallë herë është shkaktarë i këtyre simptomave, e megjithatë mjeku mund të iu kërkoj të bëni vizitë në klinkë për tu siguruar se nuk është shkaktar virusi.

S.G/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite