Pilaf me perime
Përbërësit:
- 1 qepë mesatare
- 4 karrota
- 100 gr bizele
- 350 gr oriz
- 3 lgj vaj luledielli
- kripë, piper i zi
Përgatitja:
Grijmë imët qepën dhe karrotat dhe më pas i kaurdisim në vaj luledielli. Shtojmë bizelet dhe orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta. Më pas shtojmë ujin në raportin 1 me 2 (1 oriz - 2 ujë). E lemë pilafin me perime të gatuhet dhe e servirim menjëherë të ngrohtë.
Komento