Zoçka me pilaf e stafidhe

Përbërësit:

  • 2 zoçka
  • 3 filxhanë çaji oriz
  • 6 lugë gjalpë
  • 1 qepë mesatare
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 1 filxhan çaji stafidhe
  • 3 lugë miell
  • 1 lugë me bahar
  • Kripë dhe piper

Përgatitja:

Pasi i pastrojmë zoçkat i presim në katër copa secila, i lajmë, i kullojmë mirë dhe i spërkatim me kripë e piper. Shkrijmë gjalpin dhe sapo të nxehet, shtojmë zoçkat që të marrin një skuqje të lehtë së bashku me qepën e prerë hollë dhe hudhrat. Sapo të marrin ngjyrë të artë shtojmë miellin, baharin dhe stafidhet e lara. I përziejmë të gjitha 2–3 herë me lugë druri që mielli të bashkohet mirë me përbërësit. Rregullojmë shijen me kripë, hedhim ujë të ngrohtë, vendosim kapakun dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë derisa mishi të zbutet dhe lëngu të trashet në një salcë të butë. Ndërkohë përgatisim pilafin, hedhim orizin e larë në ujë të vluar me kripë dhe pasi të ziejë në gjysmën e kohës e kullojmë. Më pas e shpëlajmë me ujë të ftohtë, e kullojmë sërish dhe e përziejmë lehtë që të ndahet kokërr më kokërr, duke u bërë një pilaf i thatë dhe i rrumbullakët. Kur mishi është gati e heqim nga tenxherja dhe e vendosim në mes të pilafit në formën e një kodre të vogël. Pjatën e zbukurojmë me pak stafidhe dhe sipër hedhim salcën e përgatitur dhe e shërbejmë të ngrohtë.