Mania e fotografive 'selfie' është përhapur se tepërmi kohët e fundit, duke filluar që nga yjet e Hollivudit, Papa Francesku dhe së fundmi edhe te një pilot norvegjez i avionit F-16.
Gjatë kohës që piloti ishte duke u stërvitur në disa metra lartësi, ai ka kthyer aparatin nga vetja dhe ka realizuar një foto 'selfie'. Fotografia u publikua nga Forcat e Armatosura norvegjeze. Pamja nga qielli është vërtetë fantastike.
Në fakt, kjo fotografi vjen pasi disa ditë më parë një tjetër pilot luftarak nga Danimarka realizoi një foto 'selifie' gjatë kohës që ishte duke qëlluar me raketë.
Fotografia spektakolare u realizua në momentin më të përshtatshëm kur sapo piloti kishte lëshuar raketën. Edhe kjo foto ishte publikuar nga Forcat e Armatosura të Danimarkës.

(Foto: Pilot luftarak norvegjez)

(Foto: Pilot luftarak danez)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com