Piloti Riformato nuk ka qenë
regjistruar në sistemin TIMS

Piloti Riformato nuk ka qenë<br />regjistruar në sistemin TIMS
TIRANE- Shtetasi italian që pilotonte avionin e bllokuar dje në Divjakë, Giorgio Riformato nuk ka qenë regjistruar në sistemin TIMS. Sipas procedurave në aeroportin e Rinasit, pilotët nuk regjistrohen në sistemin TIMS, procedurë kjo e marrëveshjes për fluturimet ndërkombëtare. Por pas një konfirmimi të marrë nga Eurocontrol, Qendra e Kontrollit të Trafikut në BE, në aeroportin e Rinasit është bërë regjistrimi i pilotit në regjistër. Sipas kësaj procedure, kalimi i pilotëve regjistrohet vetëm në regjistra, pas konfirmimit nga Eurocontrol.
 
Pilotët dorëzojnë licencën PPL për lejen e fluturimit, dhe itinerari i lëvizjes së avionëve monitorohet 24 orë nga ANTA.
 
Avioni i Giorgio Riformato u dëmtua gjatë uljes në plazhin e Divjakës. Ndërsa shtetasi Riformato u kap nga policia dje në Divjakë pas bllokimit të avionit.

Giorgio Riformato akuzohet për tentativë të trafikut të drogës në bashkëpunim.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë