TIRANE- Javën e parë që ka lënë qelitë e burgut të Bradasheshit në Elbasan, Kristi Pine, është vënë nën urdhërat e Admir Tafilajt, duke kryer një vrasje në Shkodër për llogari të të dënuarit me burg përjetë. Gazeta “Shqiptarja.com”, mëson se bashkëpunëtori i prokurorisë Kristi Pine është liruar nga burgu në mesin e muajit qershor të 2014, ku më pas në datën 25 qershor 2014 Pine ka udhëtuar në drejtim të Shkodrës, ku dhe ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ibrahim Mani.
Vrasja ka ndodhur në kopshtin e shtëpisë së viktimës, ndërkohë që sipas prokurorisë vuajtja e dënimit me 3.4 vite burg i dhënë nga gjykata e Elbasanit për Kristi Pinen, ka filluar që në 15 gusht 2012, ditë kjo kur ai është arrestuar nga policia e Elbasanit.
/Shqiptarja.com

Atentati me C4 biznesmenit Armand Çeka