Ping-pong mes Ramës dhe LSI, Mehmetaj i del 'zot' Kryemadhit: Teutës s'i bëri tërr nga Perandoria, jo më Monikës tonë nga profeti i kokoshkave

Ping-pong mes Ramës dhe LSI, Mehmetaj i del 'zot' Kryemadhit: Teutës s'i bëri tërr nga Perandoria, jo më Monikës tonë nga profeti i kokoshkave

Kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi

Vijon ping-pongu mes LSI dhe kryeministrit Edi Rama, pas sulmeve që ky i  fundit bëri nga Asambleja e PS, të cilat vunë në lëvizje strukturat, duke filluar nga presidenti Ilir Meta, te kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e më pas te Kejdi Mehmetaj.

Kjo e fundit i ka dalë për "zot" Kryemadhit, pasi Rama i tha Metës se duhet ta dekorojë "me medaljen e Teutës së Ilirisë". Mehmetaj shkruan se Teutës si bëri tërr nga perandoria e jo më Kryemadhit nga Rama, të cilin e quan "profet të kokoshkave".

"Edi Rama e paska ndarë mendjen ti shkaktojë humor shqiptarëve sot e me kalimin e orëve duket se i shtohen edhe dozat e budallallëqeve që thotë, edhe pse tani nga fundi një gjë e qëlloi në shenjë. Shumë mirë bëri që e përmendi Mbretëreshë Teutën, asaj nuk i bëri syri tërr nga Perandoria Romake, e jo më ti bëj Monikës tonë syri tërr nga profeti i kokoshkave Edi Rama. Përfundimisht është i mbaruar", shkruan ajo. 


Lajmi kryesor:

'Është kancer'/Të rinjtë e LSI-së i 'vërsulen' Ramës: I dhemb se s'kemi pranuar koalicion me të!


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!