PSG mundi 7-1 Lille në duelin e tyre të fundit në Ligue 1, me Kylian Mbappe që shënoi një "hat-trick". Fitorja e tyre ka sjellë pak qetësi në një dhomë të tensionuar të zhveshjes, si dhe një pseudonim të ri për sulmuesin 23-vjeçar.
Mbappe i befasoi shumë në maj kur PSG njoftoi se ylli i tyre do të rinovonte kontratën e tij, për të cilën francezi hodhi poshtë ofertën e Real Madridit .
Në fillim të sezonit të ri ka pasur shumë tension mes bashkëlojtarëve dhe Mbappes dhe mediat franceze e kanë përshkruar dhomën e zhveshjes së PSG-së si “fuçi baruti”.
Së fundmi , duket sikur tensioni mes Mbappes dhe shokëve të tij është qetësuar pas fitores më të fundit. Si zakon, lojtari që shënon një "hat-trik" merr një top të firmosur nga të gjithë shokët e tij të skuadrës dhe ndër nënshkrimet kryesore ishte fjala ‘Pinguin’.
Autori është Achraf Hakimi, i cili ka lindur në Madrid dhe ka kaluar një dekadë duke luajtur në akademinë e Real Madridit. Kështu Mbappe mori një pseudonim të ri, pasi më herët se ai thërritej Donatello për shkak të ngjashmërisë me personazhin me të njëjtin emër nga filmi vizatimor i njohur "Ninja Turtles"