Një diamant 59.60 karatë në ngjyrë rozë është shitur gjatë një ankandi në Hong Kong për plot 71.2 milion dollarë dhe ka thyer rekordin e shitjes për këtë lloj bizhuterie.
 
Ky diamant është çertefikuar nga Instituti Amerikan i Gurëve të Çmuar (GIA), si diamanti më i madh në kategorinë e tij.
 
Ankandi nisi nga 56 milion dollarë por ka zgjatur vetëm 5 minuta dhe oferta fituese prej 71.2 milion dollarësh u paraqit nga telefoni.
 
Presidenti për argjendarinë ndërkombëtare i kompanisë “Sotheby’s”, që drejtoi ankandin e ka quajtur historike këtë shitje.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com