Pioli me dhimbje koke në Londër, Milan me shumë mungesa në Champions kundër Chelsea-s

Pioli me dhimbje koke në Londër, Milan me shumë mungesa në Champions kundër Chelsea-s

Futbollistët e Milanit këtë sezon

Milan të mërkurën do luajë një sfidë deçizive në Champions League përballë Chelsea-s, por në Londër kampionët e Italisë do shkojnë të gjymtuar. Si të mos mjaftonin mungesat e disa futbollistëve të shtunën kundër Empolit u shtuan edhe dy të tjera, Saelemaekers dhe kapiteni Calabria.

Ndërkohë më herët Florenzi dhe Ibrahimovic, ndërsa mungesat që do dhembin më shumë janë ato të Theo Hernandez dhe portierit Maignan. Sulmuesi Origi vijon gjithashtu të jetë jashtë gadishmërisë për trajnerin Pioli, ndërsa lajmi i mirë është vetëm rikthimi në stërvitje i Leao-s.

Nuk dihet ende nëse portugezi do mund të japë kontributin e tij, por që ta nisë nga fillimi do jetë shumë e vështirë. Aspekti favorizues është se Milan nga 2 ndeshjet e para ka marrë katër pikë, ndërsa Chelsea është i fundit në grup me vetëm 1 pikë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë