Vetëm ata që nuk i kanë flokët arrijnë të kuptojnë sikletin dhe kompleksin e këtij aksesori kaq të rënsësishëm së pamjes së jashtme. Nuk ekziston asnjë sukses personal apo profesional që të bën të harrosh këtë fat të keq. Kur je një personazh televiziv, efekti negativ përkeqësohet pasi, të themi të vërtetën, ''tulla'' në tëlëvizor të plak akoma më shumë''- kështu është shprehur Pippo Baudo, prezantuesi historik i televizonit italian, 76 vjeç. Alopecia e tij ka origjinë familjare nga e ëma, e cila e korigjonte me një paruke. Të njëjtin fat mendoi se do të kishte edhe vet kur zbuloi transplantin e flokëve. Jo një, por tre ndërhyrje të tilla i është dashur t'i nënshtrohet prezantuesi më i dashur i italianëve.
''Gjatë ndërhyrjes së parë, viti 1980, pata dëgjuar për një teknikë franceze e cila aplikohej nga profesor Puthod. Në paradhomën e klinikës së tij në Paris takova Elton John-in, të cilit operacioni i shkoi keq pasi kishtë flokë shumë të hollë, si të një ëngjëlli siç thoshte edhe profesori. Kalova 3-4 netë të dhimbshme. Teknika konsistonte në shkuljen e flokëve të shëndetshëm në një zonë të pasur të kokës dhe implantimit në zonën e varfër''-shprehet Pippo për gazetën italiane Ok.
''Hera e dytë ishte në vitet 90' në Romë tek një mjek që kishte studiuar teknikat e reja në Amerikë dhe Brazil. Procedura zgjati 2-3 orë nën anestezi lokale. Brenda një muaji u pashë për herë të parë në pasqyrë me një pamje të re: i rinuar''- kujton Baudo.
Para disa vitesh Pippo Baudo iu nënshtrua ndërhyrjes së tretë. Ai i këshillon të gjithë ata që ndjehen keq me mungesën e flokëve t'i nënshtrohen sa më shpejt të jetë e mundur ndërhyrjes kirurgjikale. Tani ajo është një procedurë më e thjeshtë teknikisht dhe ka kosto ekonomike të përballueshme :''Janë para të shpenzuara mirë kur keni parasysh efektet negative psikologjike që mund të shkaktojë një gjymtim i tillë''
Shkrimi u botua në suplementin ALMEDICUS te se perditshmes SHQIPTARJA.com
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com