Gerald Pique është sulmuar pas ndeshjes me Shqipërinë duke u zkuzuar se ka grisur pjesën e fanellës ku ishte flamuri spanjoll.

Kjo akuzë vjen pasi është katalanas dhe siç dihet ka kohë që pjesa e Katalonjës dëshiron pavarësinë nga Spanja.

Por pas ndeshjes ka reaguar Piqeu, i cili ka hedhur poshtë këto akuza.

Ai është shprehur se kishte veshur fanellën me mëngë të gjata, të cilat nuk kanë flamurin e Spanjës dhe se i ka shqyer mangët e gjata, pasi nuk ndihej rehat në to dhe ka shtuar një pjesë tjetër të brendshme.
 
“Gjithmonë luaj me mangë të gjata të cilat nuk kanë shiritin kuq e verdh”, ka thënë Pique pas ndeshjes.

Mbrëmjen e kaluar Spanja mundi Shqipërinë në ''Loro Boriçi'' me rezultatin 2:0. 

fanella
fanella
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com