Pique nuk është ndarë nga Shakira

Pique nuk është ndarë nga Shakira
Një ditë pasi u shfaq në media se, Gerard Pique ka lënë Shakiran për modelen Bar Rafaeli, futbollisti i Barcelonës ka publikuar një foto me këngëtaren kolumbiane. Pique në Facebook dhe Twitter ka postuar një foto duke përqafuar të dashurën, Shakirën. Me ta në shoqëri ishte edhe shoku i ekipit, Fabregas me të dashurën Daniella Semaan. “Jam kënaqur në një mbrëmje të mrekullueshme,” ka shkruar Pique dhe kështu gjithkujt ia ka bërë të qartë që lidhje e tij nuk po kalon përmes një krize dhe se ende është i dashuruar në këngëtaren kolumbiane. Kujtojmë mediat e huaja kanë raportuar se e kanë parë Piquen në shoqërinë e modeles izraelite, Bar Rafaeli, e cili është adhuruese e zjarrtë e Barcelonës.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)