Piramida e Tiranës, e cila po shndërrohet në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit në rajon, me emrin TUMO, do të ketë si pjesë të saj edhe një ballkon, që do të shërbejë si atraksion turistik i qytetit, por edhe një lulishte si peizazh i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi sot detajet e punimeve, së bashku me drejtuesit e Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Aleksandër Sarapuli dhe Martin Mata, dhe u shpreh se ato janë drejt fundit. “Piramida nuk do të jetë vetëm hapësira jonë e teknologjisë së informacionit, por edhe një stacion i turizmit në Tiranë, i atyre që duan të mësojnë historinë apo të shohin peizazhin, pasi qyteti do të fitojë edhe një super lulishte në Bulevard”, tha Veliaj.
Ai shtoi se punimet te Piramida pritet të mbarojnë në fund të këtij viti, për të pritur fëmijët e apasionuar pas teknologjisë. “Ky gusht ka qenë ndoshta muaji më i prapë i viteve të fundit. Kemi pasur shumë ditë me shi, ndaj kemi humbur disa ditë pune me shkollat, kopshtet, por edhe këtu te Piramida. Ne do shfrytëzojmë çdo ditë me diell, do të kalojmë me dy turne, për t’u siguruar që kjo hapësirë të jetë gati deri në fund të vitit. Mandej, pranverën do ta shfrytëzojmë për mobilimin”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku theksoi se e veçanta e Piramidës do të jenë klasat e TUMO-s. Ai shtoi se qendra TUMO do ta kthejë Tiranën në një vend tërheqës edhe për të huajt që kanë talent kodimin dhe teknologjinë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.6%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2488
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbardhen 'debatet' në mbledhjen e PS/ Veterania i kërkon Veliajt ashensor në seli, 'irritohet' Rama: Nëse duam të respektojmë luftën, s'duhet të kërkojmë asgjë për vete
27 Janar, 18:31
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
Dy fëmijët e këngëtares Ana Oxa marrin nënshtetësi shqiptare, Qazim Belleno: I befasuar me ndryshimin e Tiranës
27 Janar, 12:56
-
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
25 Janar, 17:06
-
Nisin punimet për fazën e dytë të TEDA Tirana, Veliaj: Do punësohen 5-7 mijë persona
23 Janar, 14:53
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Ambasadori italian mbyll misionin 5-vjeçar, Veliaj e nderon me ‘Çelësin e Qytetit’: Misionar i afrimit të Shqipërisë me Italinë! Bucci: Lidhje të veçantë
19 Janar, 12:08
-
Veliaj jep certifikatat e pronësisë për familjet e ‘5 Majit’: I vendosur t’i çoj punët deri në fund
18 Janar, 12:02
-
Veliaj:Tiranës do i shtohen edhe 10 shkolla të reja, subvencionojmë çerdhet dhe kopshtet si asnjë vend tjetër në rajon
17 Janar, 15:18
-
SHËNIM/ Përse iu desh Berishës dhe shtypit të tij të shpiknin 'një apartament' të Ajolës
17 Janar, 13:32
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota
16 Janar, 12:27
Atje duhet me vone nga 2030-2040 të bëhet një kullë 100 katëshe sepse ka superpozicion dhe piramidat bota i njeh në egjipt në shqiperi jane imitim ! Pra një kullë moderne do të tregonte me shume madheshtinë sesa piramida për mendimin tim! Ndoshta pas 10 -15 vitesh aty mund të bëhet kulla me e larte në kryeqytet me 100 Kate lartësi!
Përgjigju