"Pirateria Televizive" nis
bllokimet e kabllorëve
Me dhjetra shoqëri kabllore që transmetonin në rrugë abuzive programe të “Digitalb” dhe kompanive të tjerë u kontrolluan këto 2 ditë në të gjithë vendin.
TIRANE- Me dhjetra shoqëri kabllore që transmetonin në rrugë abuzive programe të “Digitalb” dhe kompanive të tjerë u kontrolluan këto 2 ditë në të gjithë vendin. Operacioni “Pirateri Televizive” zbuloi disa subjekte të rrjeteve kabllore, transmetojnë kanale televizive në mënyrë të paligjshme duke mos patur autorizimin përkatës. Në Shkodër u kontrollua “Cable Albania” dhe filloi procedimi penal në ngarkim të administratorit të subjektit, Aldin Gjurbavija, 39 vjeç, të cilit iu bllokuan 57 aparatura. Ndërkaq, në Dibër është ushtruar kontroll në 2 ambientet e disponuara nga Endri Leka, 26 vjeç, banues në Peshkopi. U konstatuan pajisje kompjuterike dhe aparatura të tjera që shërbejnë për transmetimin e paligjshëm të kanaleve televizive të subjektit “Digitalb”.
Në këto kushte, u përpiluan të gjitha materialet proceduriale të nevojshme, të cilat ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për fillimin e procedimit penal për veprën penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” parashikuar nga neni 149/a, gërma “c” të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan karta Smart të rrjeteve “Digitalb”, ”Grifin cas” dhe “Tring”, etj. Nga strukturat e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar në DPQ Durrës, është ushtruar kontroll në ambjentet e subjektit të rrjetit kabllor “Al-te” shpk, në të cilën është konstatuar se nëpërmjet këtij rrjeti kabllor transmetoheshin 50 kanale televizive. Janë përpiluar materialet proceduriale për referimin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” parashikuar nga neni 149/a, gërma “c” e Kodit Penal, me qëllim verifikimin e ligjshmërisë së transmetimit të kanaleve televizive, në ngarkim të administratorit të subjektit.
Nga strukurat e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar në DPQ Lezhë, është ushtruar kontroll në ambientet e subjektit “Al-te” shpk, e cila ndodhet në Lagjen nr. 2, në qytetin e Laçit. U konstatua se subjekti transmetonte 12 kanale të Platformës “DIGITALB” në mënyrë të paligjshme. U përpiluan materialet e nevojshme proceduriale për referimin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” parashikuar nga neni 149/a, gërma “c” e Kodit Penal.
Sekuestrimet, sipas qarqeve Shkodër57 aparatura bllokuar
1 person proceduar
Dibër2 transmetues bllokuar
4 aparate “Digitalb”
3 karta Smart sekuestruar
5 karta rimbushëse
3 përforëcues televizivë
2 dekoder HD
6 dekoder SD
2 module
1 aparat SAT-TV
6 telekomanda
1 person proceduar
Durrës1 subjekt kontrolluar
Lezhë1 subjekt kontrolluar
4 modelatorë bllokuar
30 aparatura sekuestruar
Kabllorët e administratorët në verifikim Fier, “Alfa Hajdini”, Bilbil Hajdini
Poliçan, “CA-TV”, Ilir Olldashi
Përmet, “Këlcyra Sat”, Ilir Olldashi
Tiranë, "Cable Albania Tiranë", Risto Gjurbavija
Patos, “Silvi&Kombi", Eduart Muho
Kavajë, "Multivizion", Arjan Sotiri
Shkrimi u publikua sot (28.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.8%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
19.7%
Vota total: 873
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47