Andrea Pirlo, ish lojtari I Juventusit, i cili aktualisht është duke luajtur me New York City në MLS, ka deklaruar se Juventus mund ta eleminojë Barcelonën nga Champions League.
“Kjo Juve, i ka të gjitha mundësitë që të eliminojë Barcelonën nga Champions”, shprehet Pirlo, i cili shton se Juventus është një skuadër shumë më ndryshe nga ajo që ai la kur u largua nga Italia për ta mbyllur karrierën e tij në SHBA.
“Ky Juventus sigurisht që është ndryshe, më i fortë, dëshiron finalen dhe synon Champions, duke luajtur ndaj kundërshtareve më të mirë”, shprehet ish-lojtari bardhezi.
Pirlo, i cili ka luajtur ndeshjen e fundit të tij me fanellën e Juventusit kundër Barcelonës, shprehet se 90-të minutat e kësaj ndeshjeje do të jenë të mbushura me një lojë argëtuese dhe një futboll të bukur.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com