Andrea Pirlo do të rikthehet në Kombëtaren italiane, në pozicionin e zëvendëstrajnerit, duke iu bashkuar drejtimit të Roberto Mancinit.

Ndërkohë, marrëveshja ndërmjet ish-kampionit të botës dhe Federatës është pothuajse përfundimtare, kërkohet edhe verifikimi i Pirlos.

Rikthimi i tij në kombëtare është një surprizë pasi ai u zgjodh para Angelo Gregucci, i cili njihet si ndihmësi historic i Mançinit.