Pirro Dhima: Në Greqi me bullizojnë si shqiptar nga mëngjesi në darkë, por unë nuk ndihem shqiptar

Pirro Dhima: Në Greqi me bullizojnë si shqiptar nga mëngjesi në darkë, por unë nuk ndihem shqiptar

Pirro Dhima

Në një intervistë në televizonin grek Open, Pirro Dhima tregoi se është bullizuar shpesh, madje ende vazhdojnë sharjet dhe fyerjet ndaj tij duke e quajtur ‘shqiptar’.

Por Dhima tha se nuk shqetësohet nga kjo, edhe pse nuk ndjehet se është shqiptar, ai ka thënë se është rritur me shqiptarët dhe i ka quajtur ata vëllezër.

Dhima tha se “minoritarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi janë dhe duhet të jenë urë lidhëse për miqësinë mes dy vendeve, fakt ky që është pohuar edhe nga vetë Mitsotakis në prani në zotit Rama në Dervican të Shqipërisë”.

Teksa u pyet nga gazetarja se “a ka ndjerë racizëm në Greqi, apo je bullizuar?”, Dhima u përgjigj po.

“Poooo, çdo ditë, çdo ditë. Nga mëngjesi në darkë më shajnë. Për shumë vite seri ndodh kjo gjë. Ende edhe sot disa trollë shkruajnë nga mëngjesi në darkë, më shajnë, më fyejnë. Më quajnë shqiptar. Unë nuk ndjehem shqiptar, s’jam ndjerë ndonjëherë shqiptar, nuk jam shqiptar”, tha ai./Java

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 24/04/2024 12:31

    Zoti Pirro Dhima te te thot dikush apo disa je shqiptar nuk te bulizon po te nderon!E drejta juaj ta ndjeni veteten si te doni po menyra juaj e shprehjes na ofendon!

    Përgjigju
  • Mark Lleshi: 24/04/2024 07:58

    Pederi muk ndihet shqiptar kur esht mr bab e me gjysh stergjysh kastragjysh shqiptar dhe thot nuk ndihem shqiptar

    Përgjigju
    • Karl Gega: 27/04/2024 03:04

      Zt Mark, nga anet e ktij "te ndjerit" thone: "Bir Selman (Pirro) i nenes c'te te qaj me par"! Ndersa nga anet "tona" thone: "Mos t'lasht Zoti pa atdhe"! Dhe ket mavrine e ka len pa atdhe...

  • Iris: 24/04/2024 04:39

    Po te kishe ikur i vogel,apo te kishe lindur ne Greqi,edhe mund te mos ndiheshe shqiptar,por ti ike i rritur! Si eshte valle ndjenja e te qenit njeri pa perkatesi,pa atdhe?! Ata qe te bene koken,i mohon,keta qe i adhuron,nuk te duan e te poshterojne duke te kujtuar origjinen qe se do,por e ke e se shkul dot! Si quhet njeriu pa perkatesi?!

    Përgjigju
  • Psefti: 23/04/2024 22:55

    Je Vllah që mësoi Dhimotiko,pastaj Katharevusa...e i në grek i ri...se kur fliste Arvanitase ishte AI i vërteti 14 karat Safi...!eci ine?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)