Pishina noti në Radhimë, banorët në protestë: Projekt i Kokëdhimës
Banorët e Orikumit, Dukatit e Radhimës u ngritën në protestë këtë të hënë, kundër 2 projekteve private që do të ndërmerren në gadishullin e Karaburunit dhe në zonën e Radhimës. Pas këtij të fundit ata akuzojnë se fshihet deputeti socialist Koço Kokëdhima VIDEOFOTO
VLORË - Banorët e Orikumit, Dukatit e Radhimës u ngritën në protestë këtë të hënë, kundër 2 projekteve private që do të ndërmerren në gadishullin e Karaburunit dhe në zonën e Radhimës, te cilat edhe pse prekin drejtperdrejt pronat e tyre, jane zhvilluar ne fshehtesi te plote. Pas ndertimit te nje kompleksi pishinash dhe ngritjes se nje moli ne Radhime, ata akuzojnë se fshihet deputeti socialist Koço Kokëdhima, ndersa pas vaskave te peshkimit ne Karaburun thone se fshihet nje kompani turke.
Një pjesë e mirë e banorëve qe protestuan kanë pronat e tyre në zonat ku janë parashikuar projektet, ndaj kerkoje qe e më parë duhet marrë edhe mendimi i tyre.
Banorët u mbështetën edhe nga përfaqësues dhe deputetë të Partisë Demokratike, si Jamarbër Malltezi dhe deputetja e Vlorës Liljana Elmazi. Malltezi hodhi akuza për lejimin e ndërtimit të kompleksit te pishinave dhe një moli, qei sipas tij nuk do të shërbejë për pushuesit, por për pushtetarët. Në të njëjtën linjë me banorët edhe Malltezi u shpreh kundër projektit "të lordit të Vlorës", siç ai quan deputetin socialist Kokëdhima.
Ndërkohë, projekti i dytë që ka hasur kundërshtinë e banorëve, është edhe ai për ngritjen e 5 vaskave të peshkimit në Karaburun, zonë e mbrojtur ushtarake në të cilën vitet e fundit janë hapur disa restorante për turistët. Projekti sipas banorëve po i jepet me koncesion një firme turke dhe vetëm ndërtimi i një vaskë sipas tyre do të zë 80 hektarë.
Edhe Jamarbër Malltezi e ka kundërshtuar ndërtimin e impiantit të rritjes dhe përpunimit të peshkut në gjirin e Karaburunit. Sipas tij ndërtimi i këtyre vaskave do të rrezikojë parkun detar Karaburun-Sazan. Ai tha se turizmi në gjirin e Vlorës do të shkatërrohet pasi plazhi do të kthehet në kënetë.
Koordinatori ne PD ka reaguar edhe permes nje statusi ne Facebook, ku publikon harten me zonen qe do te preket nga ky projekt dhe nje vendim paraprak per dhenie leje te ndertimit te nje vaske.
"428,880 m2 jane dhene per akuakulture pa nevoje per vleresim te ndikim mjedisor te thelluar!!! Kjo eshte vec leja e pare. Ne rradhe jane edhe 5 aplikime te tjera per 1,200,000 m2 te tjera per akuakulture pa vleresim mjedisor te thelluar fare. Ndotja kaq e madhe po tremb edhe Italianet se do ju ndose Otranton POR ketu mbyllen syte nese te mbushin xhepin”, shkruan Malltezi në Facebook.
Banorët të cilët gjatë zhvillimit të protestës bllokuan aksion Orikum-Radhimë thanë se nuk do të ndalin protestat deri sa të merren parasysh kërkesat e tyre. Ndërkohë, teksa ka shkuar në këtë zonë për të ndjekur protestën, gazetari i Report TV Armand Xhelili ka mësuar se Orikumi, Llogaraja dhe Radhima kanë 24 orë pa drita.