‘Pit Bulli’ ‘vrau’ të moshuarin, aktivistët të alarmuar: Të ashpërsohet ligji për pronarët e papërgjegjshëm! Zgjidhje edhe për qentë e rrugës

Disa ditë më parë, një ngjarje e rëndë ndodhi në Durrës, ku një 84-vjeçar humbi jetën pasi u sulmua në rrugë nga qeni “Pit Bull” i fqinjit të tij. Ky rast alarmoi jo vetëm banorët e zonës, por edhe shumë qytetarë, të cilët praninë e kafshëve më ose pa pronarë e kanë problematikë të çdo dite.

Për të diskutuar mbi këtë çështje dhe për të kuptuar nëse është në të vërtetë një fenomen në rritje prania e kafshëve të pashoqëruara nëpër rrugë nga të zotët e tyre, aktivistët e ftuar në Report Tv Valbona Omeri dhe Renaldo Morava diskutuan në emisonin "Përballje" me gazetaren Besmira Pelushaj mbi problematikën që në rastin në fjalë shkaktoi vdekjen e një të moshuari.

“Një i moshuar është sulmuar nga dy ‘Piit Bull’. Kam informacion se qentë që sulmuan të moshuarin janë qen me pronarë dhe jo qen rruge, të cilët kanë dalë nga rrethimi i shtëpisë dhe nga informacionet qe kam rezulton që qentë dilnin vazhdimisht të lirë në rrugë dhe pronari i lëshonte shpesh jashtë rrethimit. Ndërsa banorët e tjerë të zonës thonë se qentë ishin shumë të qetë dhe shumë të butë. Pra qentë hynin dhe dilnin dhe kishin lëvizje të pakontrolluara.”- tha Omeri.

Teksa theksoi rëndësinë e edukimit dhe forcimit të ligjit për rastet e dhunimit të kafshëve apo lënien e tyre në liri duke u kthyer në kërcënim serioz për qytetarët, Omeri tha se komuniteti duhet të bëjë ujdes me trajtimin e kafshëve, sidomos të atyre pa pronarë.

“Një komunitet që është i dhunshëm 24 orë ndaj kafshës, qoftë edhe duke e perceptuar si të dhunshme kafshën, thotë kjo do më hajë dhe vepron i pari nuk mund të presë që kafsha të jetë dashamirëse. Komuniteti duhet të mësohet me faktin që çdo qenie e gjallë ka të drejtë të jetojnë në këtë planet. Ne jemi njerëz me arsye dhe kafsha qenie pa arsye dhe nëse e sulmojmë do na kafshojë. Zgjidhja për këtë është edukimi dhe ligji. Ligje të mira, një dënim më i fortë dhe efektiv për ata që dhunojnë kafshët dhe pronarët e papërgjegjshëm.”- tha Omeri.

Nisur nga ky fakt, aktivisti Morava thotë se problematika kryesore e këtij fenomeni është papërgjegjshmëria e pronarit, i cili nuk duhet të linte të lirë dhe të pakontrolluar qentë e tij.

“Unë jam vetë pronar qeni dhe e di çfarë karakteri ka kafsha ime. Duke e ditur se qeni im nuk i do qentë e tjerë, apo ka frikë nga njerëzit që ecin me shkop mund të reagoj keq. Duke ditur se si është kafsha ime unë nuk e nxjerr në zona të populluara, apo në zona me kafshë të tjera. Përgjegjësia është e imja nëse qeni im i shkakton problem dikujt. Nuk është domosdoshmëri maska, sepse e bën më agresiv. Por problematika kryesore është papërgjegjshmëria e pronarëve. Për këtë, instancat shtetërore, duke filluar nga ligjet që parashikojnë në Kushtetutë gjobë 100-300 mijë lekë për ata persona që e lejnë qenin në lëvizje pa e kontrolluar. Problemi është se këto ligje nuk janë të zbatueshme.”-tha Morava.

Ndërsa në një lidhje “Skype”, Eliona Shkreli, anëtare e Këshillit Bashkiak Shkodër tha se duhet të merren masa.

“Në Shkodër nuk kemi pasur raste të tilla, por duhet të merren masa sepse mund të ndodh kudo. Ne në këshillin bashkiak, në mbledhjen e kaluar kemi miratuar një rregullore me disa masa administrative dhe një ndër to ka qenë edhe për qentë me pronarë, që janë disa lloje racash ndër të cilat edhe “Pit bull” që duhet t’i vendosin maska kur dalin jashtë ambienteve të shtëpisë së tyre.”-tha Shkreli.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • abc: 12/11/2023 04:06

    qente erruges jepini te pijne antifrize..ngordhin menjehere,,,vendosini afer kazaneve te plehrave..

    Përgjigju
  • Roni: 11/11/2023 10:01

    Duke mare shkak nga shkrimi i mesiperm desha te shpreh disa sygjerime ne lidhje me kete teme: -Jetojme ne komunitet dhe skemi rregulla te percaktuara qarte.Mban psh nje fqinji im qen te cilet lehin e kuisin dite e nate eshte e drejte kjo qe duhet te zgjohemi nga gjumi sa here lehin qente e komshiut? -Ai tjetri ndez zjarr me dru pishe e qelbet lagja nga co2 i druve. - Ai tjetri ngre servis e i jep gaz makinave e tjera si keto.

    Përgjigju
  • qytetari: 10/11/2023 21:07

    Moj Valbona Omeri qenke cope mishi fare, po si moj te pres une te me sulmoje qeni pastaj te veproj. Po merrini moj, mblidhini e mbajini mbyllur. Nje njeri me semundje zemre vdes ne vend nga frika. Ne cilindo vend te botes te shkosh nuk shikon qen pa zot, ketu tek ne qente kane mbushur trotuaret e lulishtet, ke frike te dalesh ne rruge.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki