Pitbulli sulmon në fytyrë djalin
katër vjeçar, e shpëton nëna e tij

Një djalë katër vjeçar u kafshua në fytyrë nga një qen pitbull që familja e tij kishte adoptuar së fundmi.
 
Gavin Tobeck nga Washingtoni pësoi një thyerje të kockës së hundës, mollëza të plagosura dhe iu desh që të operohej për të rregulluar zgavrat e syve të tij. Djali humbi gjithashtu pesë dhëmbë.
 
Në përpjekje për të shpëtuar të birin, nëna e tij 29 vjeçare derdhi kafenë e nxehtë që mbante në dorë mbi qenin që më fund e liroi djalin.
 
Pasi e kuruan djalin për gjashtë ditë rresht, doktorët  besuan se ai mund të riniste një jetë normale.
 
“Ishte një pamje e tmerrshme, mendova se djali im ishte duke vdekur në ato momente”, tha e ëma. Nëna u kujdes që ti fshihte të gjitha pasqyrat ë shtëpisë, në mënyrë që djali të mos shihte dëmtimet në fytyrën e tij.
 
Familja e kishte adoptuar qenin pitbull nga fqinjët e tyre, të cilët kishin garantuar se qeni nuk shfaqte shenja agresioni.

pitbull
pitbulli

 Redaksia Online
 (Al.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen