Pittella i Parlamentit Europian:
Rama, Meta, shtrëngoni duart!

Pittella i Parlamentit Europian: <br />Rama, Meta, shtrëngoni duart!
Pas Presidentit të Partive Socialistëve Europiane, Sergei Stanishev, thirrjen për bashkim të PS-së dhe LSI-së në zgjedhjet e 23 qershorit e ka bërë edhe Zv/Presidenti i Parë i Parlamentit Europian, Gianni Pittella. Ai i është drejtuar “miqve të tij, Edi Rama dhe Ilir Meta, që të bashkohen dhe të fitojnë”.

Pitella është shprehur nëpërmjet një deklarate publike se “në emër të miqve të sinqertë të Shqipërisë dhe të socialistëve e progresistëve shqiptarë, u bëj këtë apel miqve të mij Edi Rama dhe Ilir Meta. Tani është momenti, nuk ka më kohë për të humbur për popullin shqiptar apo për të majtën shqiptare, qoftë për PS-në apo për LSI-në, që të bashkohen e të fitojnë”.

Më poshtë, po japim deklaratën e plotë të Gianni Pittella-s, e cila i bashkohet asaj të Presidentit të Partive Socialiste Europiane, Sergei Stanishev.

“Të shqetësuar nga humbja e tretë radhazi e statusit të vendit kandidat për në BE nga Shqipëria; të bindur se vetëm një qeveri e re socialiste dhe progresiste mund ta nxjerrë vendin nga kriza që po thellohet; me shpresë se vendi do të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme në 23 qershor 2013, u bëj

Duke uruar që përfaqësuesit e së majtës shqiptare do ta kuptojnë rëndësinë historike të këtyre zgjedhjeve jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin;

Në emër të miqve të sinqertë të Shqipërisë dhe të socialistëve dhe progresistëve shqiptarë u bëj këtë apel miqve të mi, Edi Rama dhe Ilir Meta. Tani është momenti, nuk ka më kohë për të humbur për popullin shqiptar apo për të majtën shqiptare, qoftë për PS apo për LSI, që të bashkohen e të fitojnë.

Të dy udhëheqësit e këtyre forcave politike duhet të shohin përpara, përtej hendekut që i mban të ndara, për të mirën e vendit. Historia politike na mëson se kur eksperiencat e hidhura të së shkuarës, shndërrohen në mësime për të ardhmen, politika mund të arrijë transformime të paimagjinueshme në të mirë të popullit.

Ky është momenti kur Edi Rama dhe Ilir Meta mund t’i hapin rrugë një transformimi të paimagjinueshëm të jetës politike, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë. Cikli politik i qeverisjes së djathtë në Shqipëri ka përfunduar. Shqipëria ka nevojë për ndryshim, një ndryshim urgjent. PS dhe LSI duhet të dalin të bashkuara në këto zgjedhje për t’u dhënë shqiptarëve mundësinë që ta arrijnë këtë ndryshim përmes votës së lirë.

Miku im Edi Rama, i cili ka udhëhequr një modernizim mbresëlënës të Partisë Socialiste dhe ka përgatitur një program tejet ambicioz për një Rilindje Shqiptare, duhet t’i ofrojë publikisht dorën LSI, duke marrë përsipër përgjegjësinë e një udhëheqësi që ne të gjithë duam ta shohim sa më shpejt në drejtimin e Shqipërisë.

Çdo socialist e progresist që mezi e pret ndryshimin për të cilin ka luftuar 8 vjet rresht në kushte jashtëzakonisht të vështira duhet ta nxisë dhe mbështesë fort Edi Ramën për ta hedhur këtë hap të guximshëm.

Miku im Ilir Meta që zgjodhi të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës gjatë këtyre 4 vjetëve duke u përpjekur të kontribuojë për integrimin e Shqipërisë nga radhët e qeverisë, nuk duhet te refuzojë dorën që i ofron, PS. Ai duhet të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë që ka sot e gjithë e majta shqiptare për të nxjerrë vendin nga një krizë që është e destinuar të thellohet akoma më shumë nëse 23 qershori nuk sjell rotacionin politik.

Çdo socialist progresist që mbështet LSI duhet ta nxisë dhe mbështesë Ilir Metën për ta hedhur këtë hap. Si një mik i sinqertë i Shqipërisë dhe i dy drejtuesve të cilëve po u drejtoj këtë apel, unë personalisht mbetem shpresëplotë se koha shumë e kufizuar që ka mbetur për të marrë një vendim kaq historik do të shfrytëzohet prej tyre për të hapur një faqe të re për të majtën shqiptare dhe për Shqipërinë.

Bashkimi Europian ka nevojë për Shqipërinë dhe Shqipëria ka nevojë për Bashkimin Europian.Mos e humbisni këtë shans historik. Sinqerisht, Gianni Pittella”, - thuhet në deklaratë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten