Pixar i Disney-t paditet për shkelje të të drejtave të autorit pas 'vjedhjes' së muraturës me njëbrirësh për filmin ‘Onward’

Pixar i Disney-t paditet për shkelje të të drejtave të autorit pas 'vjedhjes' së muraturës me njëbrirësh për filmin ‘Onward’

Një artist me qendër në San Francisko ka ngritur një padi për të drejtat e autorit kundër Disney dhe Pixar duke thënë se gjigandi i animacionit kopjoi pikturën e saj me njëbrirësh në furgon, për personazh në filmin e ardhshëm “Onward”. Padia është ngritur këtë të hënë. Sweet Cecily Daniher tha se ajo u kontaktua në 4 shtator 2018 nga një përfaqësues nga Pixar, i cili dëshironte të shfaqte furgonin e saj në një event të kompanisë.

Daniher tha që ajo ishte dakord (për një shumë konfidenciale) dhe furgoni -  një Chevrolet G10 i 1972, me një murature njëbrirëshi në njërën anë të cilin ajo e quan "Vanicorn"– iu dha për eventin i cili do të mbahej 10 ditë më vonë.

Më 31 maj 2019, Daniher mësoi se në filmin e Pixar “Onward”, një personazh i quajtur Guinevere, paraqitej me po të njëjtin imazh të furgonit të saj me të njëjtën muraturë dhe i të njëjtës markë. Në procesin gjyqësor, Daniher e quan Guinevere një “mashtrim dhe një dublikim të paligjshëm" të Vanicorn- it të saj.

Ditën që kuptoj mashtrimin, për të shprehur pakënaqësinë e saj, Daniher postoi në Instagram foto të dy furgonëve për t’i krahasuar. Krahas fotos ajo shkruante "Praaa, a mendoni se Pixar Disney vodhi Vanicorn-in për filmin e tyre #onward ????"

Disa ditë më vonë pas postimit Daniher shprehet se ajo u kontaktua nga producentja e filmit, Kori Rae. Rae "i kërkoi falje" dhe pranoi që Pixar nuk i tha asaj që kishin planifikuar të përdorin Vanicorn si Guinevere sepse, në atë kohë, Pixar besonte se i duhej një titull për filmin (i cili akoma nuk ishte vendosur) para se të bënin një marrëveshje diskrecioni.

Daniher rrëfeu atë telefonatë në Instagram atë ditë, duke shkruar, "Epo, M—! Prodhuesi i 'Onward' sapo më thirri. Ajo donte të dinte SI NDIHEM… (?!) dhe të kërkonte falje… ajo gjithashtu dëshironte të më thoshte se ata morën me qira furgonin tim pa zbuluar qëllimet e tyre të plota, ose planet, dhe ajo i vjen keq edhe për këtë. #disney #pixar u përpoq të qetësonte gjërat me një telefonatë, në vend që të merrnin leje për vënien e artit të tim në punë. #Onward "

Daniher ka ngritur padinë kundër Pixar për shkelje të së drejtës së autorit, duke kërkuar kompensim prej 25 mijë dollarësh për dëmet e bëra ngaj saj. Ajo kërkoi gjithashtu një urdhër gjykate që ndalon të pandehurit të shpërndajnë, tregtojnë ose shesin reklama që përbëjnë shkelje, apo edhe vetë filmin. Daniher po kërkon gjithashtu një deklaratë nga kompania për heqjen dorë nga të drejtat e autorit referuar atij karakteri. Ndërkaq, Disney ende nuk ka komentuar kërkesat e artistes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum