Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, ka sulmuar ashpër Sali Berishën e Lulzim Bashën, duke i quajtur ata gënjeshtarë të pacipë dhe ordinerë, pas akuzave të tyre se ai ka fituar tendera nga buxheti i shtetit.

Në një postim në ‘Facebook’, Ndreu shkruan se e ka shtëpinë dhe ekonominë të ndarë me vëllezërit, ndërsa ata kanë djem, vajza e kunetër miliarderë e vrasës.

Ai sqaron se nuk ka asnjë biznes dhe asnjë llogari askund përveç rrogës së shtetit.

Sali, Lul dhe cdo derivat i juaji qe s’di ca thote! Ne emrin tim as ka firme, as tendera dhe as para publike! Genjeshtare te pacipe dhe ordinere, ja cfare jeni! E kam shtepine dhe ekonomine te ndare me vellezerit! Jo si Ju qe keni djem, vajza e kuneter miliardiere e vrases! Neveri per cfar perfaqesoni, villni e shpifni! S’kam asnje biznes e asnje llogari askund pervec rroges se shtetit! Dhe serish me kujtoni vargjet e te madhit Sergey Esenin: Njeriu i zi me shikon gjithe krupe / syte i behen jeshil prej vrerit/ sikur me thote se s'jam vec kusar i paskrupullt / Qe mendjen rri vras qysh ti turrem si brac, ndonjerit!

Pjerin Ndreu, deputet i PS


(Postimi i deputetit Pjerin Ndreu)