Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka komentuar situatën kaotike të krijuar sot nga trafiku në të dyja kahet e autostradës Fushë Krujë-Milot, teksa ka ngecur edhe vetë në trafik.
Në një reagim në ‘Facebook’, Ndreu sulmon policinë, teksa shkruan se nuk ju kushton asgjë 3-4 komisariateve të zbarkojnë me forca për të neutralizuar situatën. Sipas tij, kjo është një situatë e papranueshme dhe e papërgjegjshme, duke shtuar se një rrëmujë e tillë nuk është parë kurrë as në pikun e pushimeve.
“Nje super kaos ne trafik, Milot-Mamurras- Fushe Kruje deri ne Rinas. Me duket se 1 maji paska qene pushim per policet qe rralle shihej ndonje. Kete rromuje se kam pare kurre sa mbaj mend as ne pikun e pushimeve ! Se di ca ju kushton 3-4 komisariateve te policise te zbarkojne me forca per te neutralizu situaten ?! E papranueshme dhe e papergjegjshme kjo situate!”
Pjerin Ndreu, deputet i PS
(Reagimi i deputetit Pjerin Ndreu)
Foli ky Komisar Katani i leishit, ky qe u i nxorri revolen kolegut po jep leksione rendi publik..
Përgjigju