Trafiku 'çmend' qytetarët, radhë kilometrike në autostradën Fushë Krujë-Milot

Një trafik tepër i rënduar është shënuar pasditen e sotme në autostradën Fushë Krujë-Milot, në të dyja kahet. Trafiku fillonte në Mamurras dhe mbaronte përtej fshatit Larushk të Fushë Krujës. Kjo gjendje e rënduar e trafikut ka vështirësuar shumë dhe kalimin e autoambulancave, që udhëtonin në drejtim të Tiranës.

Shkak i këtij trafiku të rënduar ka qenë festa e sotme e besimtarëve, të cilët i janë drejtuar kishës së Shna Ndout në Laç, pasi sot është e martë dhe ditët e Shna Ndout kanë filluar e mbarojnë më 13 qershor.

Megjithatë, shkaku kryesor i kësaj situate është ngushtimi i kësaj autostrade në Thumanë, ku nga 6 korsi vajtje-ardhje që është nga Miloti në Thumanë, kthehet në 2 korsi nga Thumana në Tapizë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë