Pjerin Ndreu-Berishës: Boll o shpifësirë se nuk pushove së nxjerruri hale nga goja! Spiun i sigurimit, qenia më e neveritshme e këtij vendi

Pjerin Ndreu-Berishës: Boll o shpifësirë se nuk pushove së nxjerruri hale nga goja! Spiun i sigurimit, qenia më e neveritshme e këtij vendi

Pjerin Ndreu dhe Sali Berisha

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjrein Ndreu i është përgjigjur sulmeve të Sali Berishës. Në një reagim në Facebook, Pjerin Ndreu e cilëson Berishës si spiun të sigurimit të shtetit ndërsa thotë “se nuk pushon së nxjerruri hale nga goja”. Kryebashkikiaku i Lezhës i thotë se nuk ka për t’i gjetur asnjë aferë atij dhe familjes së tij.

"Boll o shpifësirë se nuk pushove se nxjerruri hale nga goja! Njeri i shëmtuar, plak matuf pa din dhe iman! Spiun i sigurimit, lëpirës i pushtetit, shitës i shqiptarëve te serbet e ca te them me ty! S'ke për ta pas asnjë shans ti e as ansambli i gojores se shthurur tendës te me gjesh mua ne asnjë krim asnjëherë, kurrë! Batakçi qe jeton ditët e fundit me shpresën e theqafjes se te tjerëve kur vete je i zhytur deri me fyt!

Je qenia me e neveritshme e këtij vendi qe do mbahesh mend përgjithmonë si gojehalja me e përdalë qe ka pjellë kjo toke! Fare e keqe! Mos mbaj shprese kot se ka me te mbi bari dhe s'ke për te me pare askund mua dhe as familjen time deri ne 5 breza, ne asnjë afere ti as ndonjë palaço tjetër qe ekzaltohet nga idiotësitë e tua", shkruan Ndreu.

Nga një takim në Lezhë, Berisha e akuzoi Pjerin Ndreun si të lidhur me krimin dhe tha se edhe atij do t’i vijë radha për t’u hetuar.

"I them Pjerinit se atë mandat e ke mbi krimin, mbi bandat që i ke shpërndarë natën para votimit nëpër fshatra, i kemi të dokumentuara të gjitha. I kemi vrasësit që sulmonin Salvador Kaçajn me porosi të Edi Ramës. I ke mbi licenca që i kë dhënë për parcelat e drogës, dhe je tipik kryetari të cilit krimi i shndërrohet në votë, dhe vota në krim. Dhe do të të vijë radha. Pjerin do të të vijë radha, mbaje mend këtë që po të them. Ai këtu është një Edi Ramë miniaturë. Edi Ramë më të keq pas Enver Hoxhës, kombi nuk ka pasur ndonjëherë. Jo se e them unë, po për të zezat që i bën këtij vendi", tha Berisha.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arber: 26/11/2023 04:05

    I ke ba nje te share model Saliut,por te kete qene spiun i sigurimit eshte merite,kur e krahaso me spiun te UDB,ku ka dhene kontributin kryesor.

    Përgjigju
  • Linda: 26/11/2023 04:04

    Hallall Pjerin Ndreu per pergjigjen qe i dhe ketij krimineli te lindur Sali Berishes! E kalon gjithe diten duke mallkuar e kercenuar te tjeret qe te fshehi gjurmet e te birit.Kane dale ne fushat njerez te pafytyre qe jane ne proceh hetimi nga drejtesia shqiptare Berisha ne nje ane Mediu Gerdecit nga ana tjeter.

    Përgjigju
  • XXX: 26/11/2023 00:41

    Pjerin , ti nuk eshte se je burre i mire,por Saliu eshte njeriu me i ulet,me shpifarak,ma i pashpirt,me nje fjale ,njeri i dhjere.Per njerzit qe i shkojne pas,mund te them se jame nje tufe vagabonfash,hajdutesh e kriminelesh.Gjuha e Saliut eshte gjuha e gjarperit.,O zot! Shikoje nje here problemin e Saliut.Gjeje nje forme e hiqja nga qafa popullit,kete kriminel.

    Përgjigju
    • edi: 26/11/2023 10:43

      XXX,duhet te dish dhe te kuptosh nje gje: Ne rast se Berishen e ofendojne njerez si Pjerin Ndreu tregon se ai megjithese nuk eshte ndonje burre i mire qendron me lart se ato.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë