Në ‘Selman Stërmasi’ të gjithë golat u realizuan në pjesën e parë, me Tiranën që në një moment udhëhiqte 3-0 falë një autogoli dhe rrjetave të Dacit e Redon Xhixhës. Kur u mendua kapitullimi i Skënderbeut, korçarët shkurtuan fillimisht me supergolin e Bragës dhe më pas me Musa.

Në pjesën e dytë mbeti në fuqi rezultati i 45 minutave të para, ndërsa për t’u evidentuar ishte një penallti e pretenduar nga Skënderbeu që nuk u dha nga arbitri dhe shkaktoi polemika në fushë. Ky sukses e ngjiti Tiranën të paktën përkohësisht në vendin e tretë të renditjes, duke parakaluar edhe Skënderbeun që tani ka dy pikë më pak se bardheblutë. Për Tiranën kjo ishte fitorja e dytë në tre ndeshjet e fundit.