Tre shqiptarë janë arrestuar në Itali të përfshirë në grabitje. Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët bënin pjesë në ‘Bandën Rolex’, ku 5 anëtarë të këtij grupi janë arrestuar më 16 maj (një shtetas italian, një shtetas zviceran, tre shqiptarë, njëri prej të cilëve ndodhet ende në të mëdha).

Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 23 deri në 28 vjeç, të arrestuar në ekzekutim të një urdhri sigurie të lëshuar nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Triestes për pjesëmarrje në disa prej grabitjeve të kryera nga banda, veçanërisht ato të kryera më 23 dhjetor 2021, 4 dhe 5 shkurt 2022.

Të tre arrestimet u kryen në mëngjesin e 21 nëntorit në bashkëpunim me policinë e Pistoia, Monza dhe Brianza si dhe u sekuestrua materiali i konsideruar të dobishëm për hetimet.

Në të njëjtin operacion, për llogari të Prokurorisë së Triestes, u kryen kontrolle në shtëpi edhe ndaj dy personave të tjerë, gjithashtu shtetas shqiptarë, njëri banues në provincën e Monzës dhe tjetri në Trieste, të akuzuar për vjedhje, ku u gjetën disa nga orët e çmuara që ishin vjedhur. Gjithashtu janë sekuestruar disa aparate celularë.