Ish-kreu i Kadastës së Vlorës, Klodian Troci është dënuar sot 'arrest me burg' nga Gjykata e Vlorës.  Troçi u arrestua 2 ditë më parë pasi akuzohet si pjesë e grupit të falsifikimit të dokumenteve të pronave në Himarë dhe Dhërmi dhe njëkohësisht dyshohet si një ndër organizatorët kryesor të grabitjes së dosjeve të qarkut e inskenuar nga ky grup pak dimë më parë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e Trocit, policia gjeti edhe një shumë parash prej 65 mijë eurosh.  Gjyqtari Enkel Peza dhe prokuror Alfred Sali kanë lënë në fuqi masën e dhenë në dt 16 "arrest me burg".  

'Historia' me falsifikimin e dokumenteve të pronave në Dhërmi e Himarë vijonte prej 3 vitesh, ku janë përfshirë Klodian Troci, drejtori i administrimit të tokave në Vlorë, Bardhyl Gjika, specialisti në drejtorinë e administrimit të tokave, Kreshnik Mino dhe 51-vjeçarin Spiro Duni, banorë i Himarës. Personat kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin në skemë të tjetërsimit të dokumenteve të pronave duke falsifikuar dokumenteve arkivorë të pronësisë, si tapi pronësie apo përdorimi për banorë të fshatrave Himarë e Dhërmi, etj. të Bashkisë Himarë.

Sipas Prokurorisë, për një numër të konsiderueshëm praktikash, ata kanë bërë 'një sy qorr', ku ndonëse janë konstatuar dokumente pronësorë me ndërhyrje, i kanë njehsuar ato, duke i konfirmuar dhe përcjellë personave ose institucioneve kërkuese.

Disa dokumente pronësorë të falsifikuara i janë dërguar atyre edhe nga 51-vjeçarin Spiro Duni, banorë i Himarës, për të cilin gjykata vendosi 'arrest me burg'. Po ashtu në burg u la edhe Bardhyl Gjika, ndërsa për Kreshnik Minon u caktua masa e arrestit detyrim paraqitje.

Troci ka punuar për një periudhë gati tre mujore si drejtor në drejtorinë e pronave në Qarkun e Vlorës, ku më pas u zëvendësua nga Bardhyl Gjika.

Për fshehjen e falsifikimit të pronave, drejtori i administrimit e mbrojtjes së tokës, Bardhyl Gjika, specialisti i kësaj drejtorie, Kreshnik Mino inskenuan një grabitje në zyrat e këshillit të qarkut në Vlorë.