Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka liruar nga qelia Erind Agalliun, i arrestuar në qershor të vitit 2025 në kuadër të një hetimi të SPAK për një grup që dyshohet se trafikonte drogë nga Spanja dhe Holanda drejt Finlandës.
Shkalla e dytë e gjyqësorit pranoi ankimin e paraqitur nga mbrojtja e tij dhe ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë, duke zëvendësuar masën e sigurisë “arrest në burg” me “arrest në shtëpi”.
Vendimi u mor këtë të hënë nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Sipas tij, Agalliu do të qëndrojë në banesën e tij dhe nuk lejohet të largohet prej saj, ndërsa SPAK është ngarkuar me ekzekutimin e vendimit.
Agalliu u arrestua në qershor të vitit të kaluar, ndërsa çështja penale ndaj tij vijon të jetë në fazën e hetimit nga Prokuroria e Posaçme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë
Lajmi në përditësim
-
Aman te me sqaroni dicka : si do e ekzekutoje SPAK vendimin e Arrestiy ne banese? Vet, apo nepermjet policise se shtetit? Sepse Braho thote qe nuk kam me nevoje per Policine, sepse kam BKH-n. Si do e ruaje banesen? Me BKH_n?
Përgjigju









Komente
Komento