The Odyssey” e Christopher Nolan ka triumfuar në arkën e fitimeve.

Filmi ka gjeneruar më shumë se 264 milionë dollarë në kinematë botërore këtë fundjavë, me 124.5 milionë dollarë të mbledhura nga 3,919 kinema në Shtetet e Bashkuara dhe 139.6 milionë dollarë të tjera nga tregu ndërkombëtar, sipas Variety.

Kjo është premiera e tretë më të madhe për një film amerikan gjatë vitit 2026, pas “Toy Story 5” (159 milionë dollarë) dhe “The Super Mario Galaxy Movie” (131 milionë dollarë).

Sipas Variety, “The Odyssey” shënon gjithashtu premierën më të madhe globale për regjisorin Nolan. “The Dark Knight Rises” kishte arkëtuar 249 milionë dollarë, ndërsa filmi paraardhës, “The Dark Knight”, kishte sjellë 198 milionë dollarë, gjithashtu pa u përshtatur për inflacionin.

Ndërkohë, filmi “Oppenheimer”, i cili fitoi shtatë çmime Oscar në vitin 2024, përfshirë Filmin më të Mirë dhe Regjinë më të Mirë për Nolan, solli 180 milionë dollarë nga tregu ndërkombëtar.

Kjo vepër epike, e cila u shfaq në mbarë botën të premten, më 17 korrik, është filmi i radhës i Nolan si regjisor pas biografisë së tij fituese të çmimeve Oscar, “Oppenheimer”. Projekti i tij më i ri një përshtatje e poemës epike të poetit të lashtë grek Homeri, e cila ndjek mbretin dinak të Itakës, Odisenë (Matt Damon), ndërsa ai përballet me një udhëtim të vështirë dhjetëvjeçar për t’u kthyer në shtëpi pas luftës.

Krah tij luajnë emra të mëdhenj të kinemasë si Zendaya, Tom Holland, Anne Hathaëay dhe Robert Pattinson.

Edhe përpara premierës, filmi mori vlerësime të jashtëzakonshme nga kritikët. Aktualisht me një vlerësim prej 96% në Rotten Tomatoes, “The Odyssey” i Nolanit u përshkrua si “një kryevepër vizuale” nga Laura Sirikul për Forbes dhe pritet të bëhet filmi me vlerësimin më të lartë në karrierën e tij.

Përshtatje të mëparshme të “Odisesë” në ekran përfshijnë filmin e vitit 2024 “The Return”, me protagonistë Ralph Fiennes dhe Juliette Binoche, si dhe një mini-serial të vitit 1997 dhe një film të xhiruar në Itali në vitin 1954.