Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, arrestohet 36-vjeçari në Sarandë

Policia e Sarandës ka vënë në pranga Aleks Likajn, 36-vjeç i shpallur në kërkim për trafik narkotikësh dhe pjesë të kryer në formën e grupi të strukturuar kriminal.

36-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Brezi i Gjelbër’.

Sipas policisë, në vitin 2019, Gjykata për Krimet e Rënda, Tiranë, i kishte caktuar Aleks Likajt, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

36-vjeçari dhe shtetas të tjerë (të vënë në pranga gjatë megaoperacionit ndërkombëtar “Brezi i Gjelbër”), të organizuar si grup kriminal, trafikonin përmes kufirit të gjelbër me Greqinë, lëndë narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ishulli i gjarpërinjve...!

Ishulli i gjarpërinjve...!