Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, arrestohet në Brazil 45-vjeçari shqiptar, në kërkim ndërkombëtar për trafik droge

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, arrestohet në Brazil 45-vjeçari shqiptar, në kërkim ndërkombëtar për trafik droge

Shaqir Nikolli me pranga në duar

Një 45-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol, është arrestuar pak ditë më parë nga autoritetet braziliane në San Paulo.

Bëhet fjalë për shtetasin Shaqir (Hektor) Nikolli, i cili akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale e cila merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës. Shqiptari kishte zgjedhur Brazilin si strehë për t'u fshehur.

Tashmë i burgosuri do të qëndrojë në dispozicion të Gjykatës së Lartë të Brazilit, në pritje të procedimit të procesit të ekstradimit. Nikolli rezulton i dënuar me 10 vite burg nga autoritet e drejtësisë franceze si dhe kërkohet edhe në Maqedoninë e Veriut.

Shaqir Nikolli, rezulton një emër i njohur edhe për drejtësinë shqiptare, pasi akuzohet se në vitin 1996 ka marrë peng një autobus dhe ka kryer dy vrasje. Nikolli lidhur me këtë ngjarje është arrestuar në vitin 2011 në Vjenë, por ka mundur që të dalë nga burgu dhe ka vijuar jetën në Brazil.

I arrestuar Shaqir Nikolli

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)