Gjykata e Tiranës ka lënë në masën “arrest në burg” pesë kolumbianet e arrestuara të enjten nga operacioni “Orkidea”, si pjesë e një rrjeti prostitucioni në kryeqytet. Para gjykatës, pesë shtetaset kolumbiane kanë pretenduar se kishin ardhur në Shqipëri përmes një agjencie punësimi për arsye ekonomike, pasi vinin nga divorce në vendin e origjinës, ndërkohë që kanë mohuar të jenë pjesë e ndonjë rrjeti prostitucioni.
Të arrestuarat kanë pranuar se janë regjistruar në faqet e eskortave në Instagram, për llogari personale të tyre, duke pretenduar se nuk e dinin që prostitucioni ishte vepër penale në Shqipëri. Masa e sigurisë “arrest në burg” u vendos edhe për taksistin Esmerald Sulollari, ndërsa për të dyshuarat Anisa Brahaj, oficere krimesh në Komisariatin nr. 4 dhe Elona Murajn, gjykata vendosi “arrest në shtëpi”.
Mësohet se taksisti Sulollari ka kundërshtuar akuzën, duke pretenduar se ka bërë vetëm punën e taksistit. Ai ka pranuar se ka transportuar vajzat nga Rinasi drejt Tiranës, në këmbim të pagimit të tarifës së taksisë. Por prokurori ka sjellë në vëmendje te gjykatës faktin se 39-vjeçari Sulollari ka mbajtur kontakte me Gabriela Martinez, kolumbianen 47-vjeçare, të shpallur në kërkim si drejtuesja e këtij rrjeti prostitucioni në kryeqytet gje që vërteton sipas tij dhe implikimin e tij në rrjet.
Pak ditë më parë policia e Shtetit ekzekutoi 8 masa sigurie, nga 11 të miratuara nga gjykata mbi një rrjet të rekrutimit të vajzave nga Kolumbia, sjelljen e tyre në Tiranë dhe më pas përfshirjen e tyre në prostitucion, kundrejt tarifave nga 200 në 250 euro për çdo klient.
Të dyshuarit në këtë çështje akuzohen në role të ndryshme për “shfrytëzim të prostitucionit”, “trafikim të personave të rritur”, “prostitucionin” dhe “mbajtje e lokaleve për prostitucion.
Xh.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.7%
-
Pak
20.2%
-
Nuk kam mendim
6.1%
Vota total: 783
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I prenë rrugën 38-vjeçarit dhe e dhunuan me sende të forta, kapen dy kushërinjtë në Kamëz! Do hetohen në gjendje të lirë
27 Mars, 13:59
-
Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Tiranës kalon për gjykim 14-vjeçarin! Shoku që u plagos: Dua drejtësi, gati të dëshmoj
27 Mars, 13:43
-
Sot luhet derbi Dinamo - Partizani, Daja: Jemi të barabartë! Abilaliaj: Duam tri pikët
27 Mars, 12:00
-
Nën hetim për trafik droge në Gjermani, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e Ilber Domit
27 Mars, 09:57
-
Tiranë/ Mbajti pa dëshirë në banesë 15-vjeçaren dhe e ngacmoi seksualisht, arrestohet 27- vjeçari
26 Mars, 17:20
-
Zyrtari i lartë i policisë italiane i kthen vizitën Prodës: Bashkëpunim solid në luftën kundër krimit të organizuar, informacione pa barriera dhe struktura të përbashkëta
26 Mars, 15:32
-
'S'i kam bërë llogaritë për mbijetesën', Bledi Shkëmbi: Tirana e ka të vështirë kundër Bylisit
26 Mars, 14:04
-
Hapet konkursi/ ‘Fetë nën një çati', detajet e 'Parkut të besimit'! 210 mijë m² pranë Kalasë së Petrelës! 100 struktura fjetjeje e restorante me gatim tradicional
26 Mars, 13:23
-
Ishte shpallur në kërkim nga policia/ Arrestohet 41-vjeçari, rezulton me 5 vite i dënuar për prodhim dhe shitje droge
26 Mars, 12:36
-
Tiranë/ Hodhën dy shishe benzinë në oborrin e një shtëpie, arrestohen dy të miturit! Momenti kur largohen me vrap
26 Mars, 12:18
-
Nuk pati oferta të suksesshme në thirrjen e parë, Korporata e Investimeve rihap garën për projekt-idenë e Bibliotekës së re Kombëtare
26 Mars, 12:04
-
Hoxha takim me ministrin danez për Migracionin dhe Integrimin: Mbështesim fortë Shqipërinë, në rrugën drejt BE
26 Mars, 11:34